BallinaAtdheuHaradinaj: Të gjithë deputetët të kthehen e të votojnë ligjin për Specialen

Haradinaj: Të gjithë deputetët të kthehen e të votojnë ligjin për Specialen

-

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, në një konferencë të jashtëzakonshme për media në hollin e Kuvendit të Kosovës, ka ftuar Albin Kurtin dhe gjithë deputetët të kthehen dhe të votojnë ligjin për Specialen. “

Kurti dhe VV po ikin dhe dezertojnë. Nuk është dita me ikë dhe me u fshehë sot. Fshehja dhe urdhërimi i policisë për t’i shpërndarë qytetarët me gaz lotsjellës, dhe krijimi i situatës që policia të ballafaqohet me vëllezërit dhe motrat e veta, vërtetë është e dënueshme. ndaj, ata që kanë ndërgjegje, të kthehen dhe të votojnë ligjin për Dhomat e Specializuara”, tha Haradinaj.

Ai tha se çdo orë është e vlefshme dhe në çdo orë mundemi me votu ligjin dhe qytetarët dhe ne të kthehemi në shtëpitë tona.

“Lënia në situatë kaotike nuk është në nderin e popullit dhe atyre që përfaqësojnë atë’, tha Haradinaj./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Artan Abrashi, ka reaguar pas protestës së zhvilluar para Kuvendit të...

0
Abrashi ka dënuar incidentet gjatë protestës, duke thënë se protesta është e drejtë demokratike, por jo dhuna, pengimi fizik i deputetëve dhe hedhja e...