Me 66 vota pro, 44 kundër dhe 8 abstenime, 118 deputetët e pranishëm arritën dakordancën për hapin e parë që shpie te themelimi i institucioneve.
Albulena Haxhiu do të jetë kryetarja e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte kandidate edhe në përpjekjet e deputetëve për ta formuar legjislaturën e nëntë, e që përfundimisht rezultoi me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje fitoi më shumë se 51 për qind, apo 57 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës mori 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6. 20 ulëse janë të rezervuara për komunitetet, transmeton rtk. Deputetët të Kuvendit të Republikës së Kosovës janë betuar në legjislaturën e 10-të.
120 deputetë të zgjedhur nga populli janë të ceritifikuar si në vijim:
LVV: 57
PDK: 22
LDK: 15
AAK: 6
SL: 9
Në seancë të pranishëm janë 118 deputetë./BS




