BallinaAtdheuSHBA dhe Shqipëria forcojnë partneritetin në drejtësi, Begaj pret zyrtarin e lartë...

SHBA dhe Shqipëria forcojnë partneritetin në drejtësi, Begaj pret zyrtarin e lartë të DASH

-

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Drejtorin e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) për Evropën dhe Azinë, Mark Tervakoski. Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër krimit të organizuar.

Në takim ishte e pranishme edhe e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.

Mesazhi i Presidentit Begaj

Përmes një reagimi në platformën X, Kreu i Shtetit bëri të ditur se takimi shërbeu për të riafirmuar partneritetin strategjik mes dy vendeve aleate të NATO-s.

“Riafirmuam partneritetin dhe bashkëpunimin tonë strategjik: forcimin e sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe ndërtimin e institucioneve më të forta në dobi të të gjithë shoqërisë shqiptare,” shkruan Presidenti Begaj.

Qëndrimi i SHBA dhe Administrata Trump

Ambasada e SHBA në Tiranë zbardhi detaje të tjera nga vizita e zyrtarit të lartë, duke theksuar angazhimin e Administratës Trump në luftën kundër trafiqeve. Sipas ambasadës, vizita e Tervakoski shërben për të shfaqur forcën e partneritetit në fushën e zbatimit të ligjit dhe “luftën e palodhur të Administratës Trump kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikimit të narkotikëve.”

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Tervakoski është takuar gjithashtu me përfaqësues të drejtësisë, shoqërisë civile dhe misioneve ndërkombëtare.

“Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara në ofrimin e aftësive, mjeteve dhe bashkëpunimit në Shqipëri dhe në rang global për partnerët që ndajnë angazhimin tonë për të luftuar kriminelët,” thuhet në njoftimin e ambasadës, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqipëria forcon bashkëpunimin rajonal në kërkim-shpëtimin ajror, në fokus koordinimi ndërkufitar

0
Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH) organizoi takimin e dytë për vitin 2026 të Komitetit Këshillues Rajonal të Kërkim-Shpëtimit Aeronautik (RASARAC), ku në qendër të...