2.6 C
Zurich
Sunday, February 1, 2026
spot_img
spot_img

Një muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: Ndërron jetë një 18-vjeçar, numri i viktimave shkon në 41

Duhet ti lexosh

Një muaj pas zjarrit shkatërrues në lokalin “Le Constellation” në Crans-Montana, një i ri 18-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Cyrihut (USZ), ku po trajtohej për plagë të rënda. Lajmi u konfirmua të dielën nga autoritetet e drejtësisë të Kantonit Valais.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu zviceran ndërroi jetë të shtunën në mbrëmje, pas një beteje njëmujore për jetën. Me vdekjen e tij, numri i viktimave nga zjarri fatal është rritur në 41, transmeton 20min.ch. Zjarri shpërtheu natën e Vitit të Ri, më 1 janar 2026, në barin “Le Constellation”. Gjithsej 41 persona humbën jetën dhe 116 të tjerë u plagosën, disa prej tyre rëndë. Veçanërisht tronditës është fakti se shumë nga viktimat ishin të mitur: sipas hetuesve, 20 nga viktimat ishin nën moshën 18 vjeç, ndërsa më të rinjtë ishin vetëm 14 vjeç, transmeton 20min.ch. Të dielën, në kuadër të garës së Kupës së Botës në ski alpine, këshilltari federal Martin Pfister bëri homazhe për viktimat në memorialin e ngritur pranë lokalit të shkatërruar.

“Këtë fundjavë në Crans-Montana përjetojmë një përzierje të vështirë mes gëzimit dhe dhimbjes, që vazhdon të jetë e pranishme këtu,” u shpreh ai. Ndërkohë, Spitali Universitar i Cyrihut konfirmoi se pesë persona të tjerë të plagosur rëndë vazhdojnë të trajtohen ende. Sipas zëdhënësit të spitalit, Marcel Schlatter, të gjithë pacientët ndodhen ende në gjendje kritike, transmeton 20min.ch, përcjell helveticALforum.ch

- Advertisement -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme