1.7 C
Zurich
Sunday, February 1, 2026
spot_img
spot_img

Arjanit Hoxha: U bëra me BDI-në për t’i mbrojtur dhe avancuar të drejtat e shqiptarëve

Duhet ti lexosh

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Arjanit Hoxha është prononcuar pas vendimit që PDE-ja të shkrihet në BDI dhe ai të bëhet nënkryetar i BDI-së, përcjell TV21. Hoxha thotë se këtë vendim nuk e mori për interesa personale, por për vazhdimësinë e kauzës së tij, për “Mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”. “Sot u përmbyll një kapitull që nuk ka qenë as i lehtë e as i shkurtër, për t’i hapur rrugë një kapitulli të ri. Me propozim të Kryetarit z. Ali Ahmeti dhe me vendim të Këshillit të Përgjithshëm, më është besuar përgjegjësia për të ushtruar detyrën e Nënkryetarit të BDI-së. Ky proces shënon nisjen e një rruge të re duke pasur vazhdimësi kauzën time kombëtare: përfaqësimin e denjë, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Bashkimi në kuadër të BDI-së, së bashku me shokët që u zgjodhën sot anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm dhe që më kanë ndjekur në këtë rrugëtim politik, është dëshmi e bindjes sonë se vetëm të bashkuar mund t’i mbrojmë, t’i avancojmë dhe t’i përmbushim plotësisht të drejtat e shqiptarëve. Ky hap nuk është për pushtet personal. Është për përgjegjësi më të madhe. Për angazhim më të fortë. Për një të ardhme ku zëri ynë dëgjohet dhe respektohet. Rruga vazhdon. Kauza mbetet e njëjtë. Forca jonë është bashkimi”, ka shkruar Hoxha, transmeton opentv.mk

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme