BallinaDiasporaSpiropali takohet me Presidentin Erdoğan

Spiropali takohet me Presidentin Erdoğan

-

Në aktivitetin e Platformës për Paqe në Ballkan, ku marrin pjesë ministrat e jashtëm të vendeve të rajonit, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit në Stamboll nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdoan.

Gjatë takimit, duke e cilësuar Presidentin Erdoan si një mik të provuar të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, Spiropali shprehu mirënjohjen për rolin aktiv dhe të qëndrueshëm të Turqisë në mbështetje të paqes, sigurisë dhe ekuilibrave strategjikë në Ballkanin Perëndimor, një kontribut i cili sipas saj reflekton përgjegjësi rajonale dhe vizion afatgjatë.

Ministrja theksoi se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Turqisë është ndërtuar mbi histori të përbashkët, respekt reciprok dhe besim mes dy popujve, vlera të cilat forcojnë stabilitetin dhe zhvillimin në rajon e me gjerë.

Spiropali thekson se gjatë takimit “i shpreha Presidentit mirënjohjen për rolin aktiv dhe të qëndrueshëm të Turqisë në mbështetje të paqes, sigurisë dhe ekuilibrave strategjikë në Ballkanin Perëndimor”.

Ky kontribut sipas saj, reflekton përgjegjësi rajonale dhe vizion afatgjatë. “Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Turqisë është ndërtuar mbi histori të përbashkët, respekt reciprok dhe besim mes dy popujve. Sot, ajo shprehet si një bashkëpunim i gjallë dhe dinamik, i orientuar drejt së ardhmes, ku dialogu, solidariteti dhe interesat e përbashkëta forcojnë stabilitetin dhe zhvillimin në rajon”, shkruan Spiropali, transmeton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti...

0
Nga: Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog Tani, pasi u qartësua problemi i votimit të Ligjit për Specialen dhe çështja e zgjedhjes së Presidentes, para institucioneve...