BallinaSportiBayern Munich ka barazuar 3:3 me Vikingun

Bayern Munich ka barazuar 3:3 me Vikingun

-

Vikingu e nisi më mirë takimin dhe kaloi në epërsi që në minutën e dytë, kur Gianni Stensness shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi. Peter Christiansen e dyfishoi epërsinë e vendasve në minutën e 38-të, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat 2:0.

Bayerni reagoi pas pushimit. Harry Kane ngushtoi rezultatin në minutën e 55-të nga pika e bardhë, ndërsa pesë minuta më vonë barazoi me kokë për 2:2. Luis Diaz shënoi në minutën e 61-të, por goli u anulua për pozitë jashtë loje. Megjithatë, kolumbiani realizoi në minutën e 71-të pas asistimit të Konrad Laimerit, duke e kaluar Bayernin në epërsi 2:3. Vetëm dy minuta më vonë, Michael Olise u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë skuadrën gjermane me dhjetë lojtarë. Vikingu e shfrytëzoi epërsinë numerike dhe në minutën e 90-të Herman Johan Haugen shënoi me kokë për 3:3, duke i siguruar skuadrës vendase një pikë në fund të takimit. Pavarësisht barazimit, Bayerni dominoi në statistika, me 64 për qind të posedimit të topit dhe 25 goditje drejt portës, krahasuar me tetë të Vikingut./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Pezullohen 5 drejtues dhe efektivë policie pas dhunës ndaj studentit 19-vjeçar,...

0
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin nga detyra të katër punonjësve të Policisë dhe shefit të Rendit në...