BallinaSportiJuventusi tregon forcën përballë Napolit

Juventusi tregon forcën përballë Napolit

-

Juventusi siguroi një fitore të madhe kundër Napolit në ndeshjen e  shumëpritur të javës së 22-të të Serisë A. Bardhezinjtë fituan 3-0 në shtëpi, ku Thuram krijoi shansin e parë duke goditur shtyllën në minutën e 21-të. Një minutë më vonë, Jonathan David zhbllokoi sfidën me një asist të shkëlqyer nga Locatelli.

Napoli u përpoq të godiste në pjesën e dytë me më shumë bindje dhe zgjuarsi, duke përfituar nga një rënie e Juventusit. Megjithatë, ishte Zonja e Vjetër që goditi përsëri: Juan Jesus ia dhuroi topin në mënyrë sensacionale Mirettit (i cili sapo kishte hyrë në fushë), që dha asistin për Yildiz për ta bërë rezultatin 2-0 në minutën e 77-të. Conte më pas futi Lukakun, i cili bëri debutimin e tij të sezonit, por Kostic e vulosi rezultatin me një gol të tretë në minutën e 86-të.

Falë kësaj fitoreje të pastër, Juventus u ngjit në 42 pikë dheështë një pikë pas Napolit. Të kaltërit mbeten në 43 pikë, duke rënë nëntë pikë prapa liderëve të ligës, Interit, transmeton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti...

0
Nga: Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog Tani, pasi u qartësua problemi i votimit të Ligjit për Specialen dhe çështja e zgjedhjes së Presidentes, para institucioneve...