BallinaDiaspora35-vjetori i Brigadës Vullnetare Shqiptare në Gospić

35-vjetori i Brigadës Vullnetare Shqiptare në Gospić

-

Shënimi i 35-vjetorit të Brigadës Vullnetare Shqiptare në Gospić ishte një rast për të nderuar kujtimin e luftëtarëve shqiptarë që morën pjesë në Luftën Atdhetare, në mbrojtje dhe për çlirimin e Kroacisë. Në përkujtimore, në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, siç mëson helveticALforum.ch morën pjesë Sefadin Kuçi, atashe për migrim, dhe Anton Laci. Ata vendosën kurorë me lule në vendin ku ranë dëshmorët shqiptarë Samet Bugujevci dhe Fadil Salihu. Në fillim të luftës, Gospići kishte rëndësi të veçantë strategjike. Sipas synimeve ushtarake serbe të asaj kohe, ky rajon ishte pjesë e planit për depërtim përgjatë vijës Viroviticë–Karlovac–Karlobag. Për të penguar këto plane dhe për të mbrojtur qytetin, ushtria kroate vendosi në Gospić Brigadën e 118-të, nën komandën e gjeneralit Mirko Norac. Në radhët e saj u bashkuan edhe luftëtarët vullnetarë shqiptarë.

Para formimit të Brigadës shqiptare (apo Brigadës Shqiptare të Gospicit) , u zhvilluan bisedime me komandantin Mirko Norac. Në to morën pjesë Tom Berisha, Fehmi Lladrovci, Ton Marku, Naim Maloku, Nevxhet Haziri, Ramë Cërvadiku, Martin Berishaj dhe Mirko Norac. Norac pranoi kërkesat e paraqitura nga Tom Berisha, komandant i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare në Kroaci. Bisedimet u mbështetën në parimet e përcaktuara nga Shtabi i Përgjithshëm, ndërsa hollësitë u lanë në kompetencë të komandave të njësive, të cilat do të merreshin vesh drejtpërdrejt me ushtrinë kroate.

Brigada Vullnetare Shqiptare u organizua në dy togje dhe katër skuadra ushtarake, secila me komandantin e vet. U formua edhe shtabi i kompanisë, në përbërjen e të cilit ishin Tomor Buza, Fehmi Lladrovci, Ramë Cërvadiku, Nevxhet Haziri dhe Bekim Berisha.

Tomor Buza dezertoi pas një dite (!), ndërsa Fehmi Lladrovci shërbeu si zëvendëskomandant gjatë gjithë kohës.

Më 11 tetor 1991, ditën e rreshtimit në Gospić, komandanti i Brigadës së 118-të, Mirko Norac, ishte i pranishëm kur luftëtarëve shqiptarë iu dhanë uniformat dhe armatimi. Ky gjest shprehte vlerësimin për gatishmërinë dhe pjesëmarrjen e tyre në luftën për lirinë e Kroacisë. Kështu, njësia vullnetare shqiptare u formua në kuadër të Brigadës së 118-të.

Brigada Shqiptare kishte komandën në gjuhën shqipe. Ngritja e flamurit shoqërohej me hymnin kombëtar, ndërsa luftëtarët luftonin nën flamurin kombëtar, i cili ruhet edhe sot dhe ky flamur i luftës gjindet në Zagreb dhe do ti dorëzohet në emër të Ambasadës së Kosoves në Hrvatski memorijalno dokumentacijski centar Domovinskog rata (Qendren Kroate për Dokumentimin dhe Përkujtimin e Luftës Atdhetare) i cili do të behet pronë e këtij institucioni të lartë shtetrorë kroat. Përkujtimi i dëshmorëve; Samet Bugujevcit dhe Fadil Salihut nderon sakrificën e tyre dhe kontributin e të gjithë vullnetarëve shqiptarë që qëndruan përkrah popullit kroat në një nga periudhat më të vështira të historisë së tij. Kujtimi i tyre mbetet pjesë e historisë së përbashkët dhe dëshmi e lidhjes së miqësisë ndërmjet popullit shqiptar dhe atij kroat, transmeton Ambasada e Kosovës në Kroaci, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Gashi: Aty ku respektohet një gjuhë, respektohen edhe njerëzit që e...

0
Në një kohë kur gjuhët kombëtare po humbasin hapësirën e tyre, dhe globalizimi po shtyp gjuhët e kombeve të vogla, përgjegjësia jonë nuk është...