BallinaDiasporaUniversiteti i Prishtinës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Pécs-it

Universiteti i Prishtinës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Pécs-it

-

Universiteti i Prishtinës ka nënshkruar sot një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me Universitetin e Pécs-it në Hungari, një nga institucionet më të vjetra dhe më prestigjioze të arsimit të lartë në këtë vend, me një traditë akademike që i ka rrënjët në vitin 1367.

Marrëveshja u nënshkrua në mjediset e Universitetit të Pécs-it nga prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbime akademike e Universitetit të Prishtinës, prof. Rozafa Basha, dhe rektori i Universitetit të Pécs-it, prof. Adrián Fábián.

Universiteti i Pécs-it shquhet për profilin e tij të konsoliduar akademik dhe kërkimor, si dhe për dimensionin e theksuar ndërkombëtar. Me rreth 25 mijë studentë, prej të cilëve afërsisht 6 mijë janë ndërkombëtarë, ai renditet ndër universitetet me mjedisin më të ndërkombëtarizuar të arsimit të lartë në Hungari.

Me marrëveshjen e re synohen shkëmbime të dyanshme të personelit akademik në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, bashkëpunim në të gjitha nivelet e studimit, organizim të aktiviteteve të përbashkëta akademike, zhvillim të projekteve kërkimore dhe aplikim të përbashkët në fondet kombëtare, të Bashkimit Evropian dhe të organizatave të tjera, si dhe krijim i mundësive për publikime të përbashkëta shkencore.

Me rastin e nënshkrimit, prorektorja Basha vlerësoi se për Universitetin e Prishtinës është privilegj krijimi i një partneriteti institucional me një universitet me traditë dhe profil të tillë akademik. Ajo theksoi se, përveç afërsisë gjeografike ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë dhe rëndësisë së bashkëpunimit rajonal, një nga shtysat kryesore për formalizimin e marrëveshjes kanë qenë edhe bashkëpunimet individuale që prej vitesh ekzistojnë ndërmjet profesorëve të dy universiteteve.

Në këtë kontekst, ajo përmendi edhe takimin e zhvilluar në maj të këtij viti me një grup profesorësh dhe studentësh të doktoraturës nga Instituti i Shkencave të Tokës dhe Gjeografisë i Universitetit të Pécs-it, të cilët po zhvillonin një vizitë studimore në rajon. Disa prej profesorëve të këtij grupi tashmë kishin bashkëpunim me kolegë nga Departamenti i Gjeografisë në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës dhe gjatë qëndrimit në UP, mbajtën edhe një ligjëratë me ftesë të prof. Arsim Ejupit.

Rëndësia e bashkëpunimit rajonal u theksua edhe nga rektori i Universitetit të Pécs-it, prof. Adrián Fábián, i cili nënvizoi se zhvillimi i marrëdhënieve me universitetet e Ballkanit Perëndimor përbën një nga drejtimet e rëndësishme të ndërkombëtarizimit të Universitetit të Pécs-it.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Kosovës, z. Hajrulla Çeku, si dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Hungari, sh.t. Delfin Pllana.

Marrëveshja u nënshkrua gjatë zhvillimit të Forumit të Ballkanit Perëndimor për Arsimin e Lartë dhe Inovacionin, ku përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve të arsimit të lartë po diskutojnë mundësitë për forcimin e bashkëpunimit rajonal, ndërkombëtarizimin dhe zhvillimin e partneriteteve të reja akademike dhe kërkimore.

Gjatë vizitës së rektorit të Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu, dhe prorektores Basha në Hungari në vitin 2025, UP-ja zgjeroi rrjetin e saj të partneriteteve duke arritur marrëveshje bashkëpunimi me gjashtë universitete hungareze.

Ndërkombëtarizimi, rrjetëzimi dhe fuqizimi i pranisë akademike të Universitetit të Prishtinës në hapësirën evropiane dhe ndërkombëtare mbeten ndër prioritetet kryesore strategjike të Universitetit, njofton UP, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi 8 orë protesta në Tiranë, përplasje me policinë dhe dhjetëra...

0
Protesta e zhvilluar sot në kryeqytet u shoqërua me tensione, përleshje fizike dhe ndërhyrjen e forcave të rendit. Organizatorët njoftojnë se protesta do të...