BallinaDiasporaKonsullata e Kosovës në Cyrih vlerëson arritjet e Dr. med. Alvin Karaqit

Konsullata e Kosovës në Cyrih vlerëson arritjet e Dr. med. Alvin Karaqit

-

Siç mëson helveticALforum.ch, shefi i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, ka pritur sot Dr. med. Alvin Karaqin, një prej shembujve të suksesit, përkushtimit dhe profesionalizmit të mërgatës shqiptare në Zvicër.

Zürich, 13 tetor 2026 – Takimi u zhvillua në kuadër të vlerësimit të arritjeve të bashkatdhetarëve tanë, të cilët me punën, dijen dhe përkushtimin e tyre po shënojnë suksese në fusha të ndryshme profesionale dhe po kontribuojnë në forcimin e imazhit të komunitetit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Në një përshkrim të publikuar lidhur me këtë takim, Vigan Berisha ka shprehur kënaqësinë e veçantë për pritjen e Dr. med. Alvin Karaqit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih.

“Kishim kënaqësinë e veçantë të mirëpresim në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Dr. med. Alvin Karaqi, një prej shembujve të suksesit, përkushtimit dhe profesionalizmit të mërgatës sonë në Zvicër.”, ka shkruar Berisha.

Nga kampion i Evropës në karate te mjekësia në Zvicër

Dr. med. Alvin Karaqi përfaqëson një shembull të veçantë të ndërthurjes së suksesit sportiv me atë profesional në fushën e mjekësisë. Rrugëtimi i tij dëshmon se përkushtimi dhe puna e vazhdueshme mund të sjellin rezultate të rëndësishme në fusha të ndryshme të jetës. Në vitin 2023, Karaqi u shpall kampion i Evropës në karate, duke fituar medaljen e artë në Lojërat Evropiane në Krakov të Polonisë, në kategorinë deri në 84 kilogramë. Ky sukses e rendit atë ndër sportistët shqiptarë që kanë arritur të ngjiten në majat e sportit evropian. Krahas karrierës sportive, ai ka përfunduar studimet e Mjekësisë së Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës dhe, që nga viti 2019, vazhdon rrugëtimin e tij profesional në Zvicër. Aktualisht, Karaqi punon si mjek në specializim të kirurgjisë ortopedike në Schulthess Klinik në Cyrih, me fokus në nyjën e kërdhokullës dhe të gjurit. Përveç angazhimit të tij në mjekësi, ai është pjesë e ekipit të mjekëve të Federatës Zvicerane të Karatesë. Nga viti 2026, Dr. med. Alvin Karaqi i shërben gjithashtu si mjek zyrtar ekipit olimpik të Kosovës, duke filluar me Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Ky angazhim përbën një tjetër kontribut të rëndësishëm të tij në mbështetjen profesionale të sportistëve dhe përfaqësimin e Kosovës në garat ndërkombëtare.

Vigan Berisha vlerëson kontributin e mërgatës shqiptare

Duke folur për rëndësinë e arritjeve të Karaqit dhe të profesionistëve shqiptarë në diasporë, Berisha ka theksuar vlerësimin për kontributin e tyre në promovimin e vlerave shqiptare dhe në forcimin e imazhit të komunitetit në botë.

“Gjatë takimit, shprehëm vlerësimin tonë për arritjet e tij dhe për kontributin e profesionistëve shqiptarë në mërgatë, të cilët me dijen, punën dhe përkushtimin e tyre promovojnë vlerat tona dhe forcojnë imazhin e komunitetit tonë në arenën ndërkombëtare.”, thuhet në përshkrimin e Vigan Berishës. Në fund të mesazhit të tij, shefi i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Cyrih ka vlerësuar se Dr. med. Alvin Karaqi është një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë, duke i uruar atij shëndet dhe suksese të mëtejshme në karrierën sportive dhe mjekësore.

“Dr. med. Alvin Karaqi, përfaqëson një shembull për brezat e rinj shqiptarë. I urojmë shëndet dhe suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive dhe mjekësore.”, ka përfunduar Vigan Berisha. Takimi në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Cyrih vë në pah rëndësinë e vlerësimit dhe promovimit të personaliteteve shqiptare në mërgatë, të cilët përmes arritjeve të tyre profesionale, shkencore dhe sportive dëshmojnë potencialin e komunitetit shqiptar në Zvicër dhe më gjerë, transmeton helveticALforum.ch.

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Gashi: Aty ku respektohet një gjuhë, respektohen edhe njerëzit që e...

0
Në një kohë kur gjuhët kombëtare po humbasin hapësirën e tyre, dhe globalizimi po shtyp gjuhët e kombeve të vogla, përgjegjësia jonë nuk është...