2.9 C
Zurich
Tuesday, January 13, 2026
spot_img
spot_img

VanHorn takon kreun e ri të Kushtetueses

Duhet ti lexosh

E ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një takim me Kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji.

Në fokus të bisedës ishin prioritetet e administratës së Presidentit Trump dhe mënyra se si institucionet shqiptare të zbatimit të ligjit mund t’i çojnë ato përpara.

Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë nga Ambasada Amerikane, diplomacia e SHBA-së e sheh mbështetjen për drejtësinë shqiptare të lidhur ngushtë me dy shtylla kryesore:

Çmontimi i rrjeteve të narkotrafikut.

Krijimi i kushteve të barabarta për bizneset amerikane.

VanHorn theksoi se një sistem gjyqësor funksional është parakusht për thithjen e investimeve amerikane.

Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada nënvizon rolin kyç të Gjykatës Kushtetuese si garantuese e stabilitetit ligjor:

“Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë, duke i mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjet e saj dhe duke ruajtur një sistem ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm, në mënyrë që bizneset amerikane të mund të lulëzojnë.”, transmeton rtsh.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme