-0.5 C
Zurich
Sunday, January 11, 2026
spot_img
spot_img

Paraliza e gjumit – Një fenomen që përjetohet me frikë, por pa pasoja patologjike

Duhet ti lexosh

Paraliza e gjumit është një përjetim që për shumë persona shoqërohet me frikë të fortë dhe ankth. Pamundësia për të lëvizur apo për të folur, ndjesia e presionit dhe halucinacionet i bëjnë këto episode shpesh të keqinterpretuara. Mjeku neurolog Gleni Halili na shpjegon se çfarë ndodh realisht me trurin dhe trupin tonë.

“Një proces që zakonisht ndodh në orët e para të mëngjesit në fazën e zgjimit, Në fazën REM të gjymit është është faza e aktivitetit të lartë të trurit, trupi ynë ngrin dhe muskujt e këmbëve dhe duarve nuk janë në gjendje të lëvizin. Kjo sjell përjetime të halucinacioneve si mund të shohë figura apo mund të dëgjojë zëra”, tha mjeku

Cilët janë faktorët që nxisin të përjetohet paraliza e gjumit ?

“Një nga faktorët e riskut për ata që përjetojnë paralizë të gjumit janë atë që kanë çrregullime kronike të ankthit dhe të stresit. Janë pacientët që kanë një stil jetese të çrregullt dhe kanë një orar gjumi të çrregullt, ata që konsumojnë alkool përpara gjumit dhe pozicioni i shtrirë në shpinë”, tha mjeku.

Por a është e dëmshme paraliza e gjumit dhe a kërkon vlerësim dhe trajtim nga mjeku ?

“Paraliza e gjumit shoqërohet shpesh me një ndjesi të lartë paniku dhe ankthi ku pacienti përjeton një ndjesi shumë të madhe frike se mos ka një sëmundje psikologjike apo  mendore dhe në këtë rast duhet një vlerësim nga mjeku për ta sqaruar dhe qetësuar që këto janë procese natyrale të trurit”, tha ai.

Paraliza e gjumit nuk është një sëmundje por një çrregullim i përkohshëm i mekanizmit të gjumit që megjithëse i frikshëm, në shumicën e rasteve nuk është i rrezikshëm. Gjumi i plotë dhe kujdesi ndaj stilit të jetesës është mënyra më e mirë për ta menaxhuar këtë fenomen. / B. Cina, transmeton rtsh. 

            

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme