8.9 C
Zurich
Saturday, February 21, 2026
spot_img
spot_img

POSTIMET E FUNDIT

Fluks i lartë në Kapshticë, emigrantët shqiptarë rikthehen drejt Greqisë pas festave

Pasi kanë festuar festat me familjarët e tyre, ditën e sotme ka filluar kthimi i shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi.

Gjatë orëve të pasdites, fluksi i lëvizjeve ka qenë i madh aq sa pala shqiptare punon në dalje drejt vendit fqinj me 5 sportele, dy prej të cilëve për mjetet e tonazhit të rëndë ndërsa në hyrje me 2 sportele.

Në kushte kur fluksi i lëvizjeve është i madh, përfaqësues të stacionit të policisë kufitare në Kapshticë kanë marrë takim me homologët grek të cilëve u kanë kërkuar të shtojnë edhe një sportel me qëllim përpunimin sa më shpejt të jetë e mundur të kontrolleve policore në të dy anët e kufirit.

Nga ana tjetër, pala shqiptare i ka kërkuar policisë së vendit fqinj të punohet herë pas here edhe me procedurë të përshpejtuar për shtetasit që kanë pasaporta e karta identiteti të vendit fqinj.

Edhe për autoritetet tona kufitare ky fluks është i pritshëm pasi hyrjet për festat e fundvitit kanë qenë të mëdha nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.

Gjithashtu, policia jonë kufitare u kërkon shtetasve shqiptarë të mos lënë ditët e fundit për rikthimin e tyre në vendet e punës por të shpejtojnë për të shfrytëzuar gjithë orarin e mundshëm të ditës për të shmangur në maksimum radhët e gjata, transmeton euronewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB