0.9 C
Zurich
Thursday, January 1, 2026
spot_img
spot_img

Njoftim nga vajza e akademik Nexhat Daci, Edi Daci Prapashtica

Duhet ti lexosh

Me pikëllim të thellë njoftojmë se sot ka ndërruar jetë baba ynë, Nexhat Daci. Babin do ta kujtojmë gjithmonë për përkushtimin, urtësinë dhe kontributin e tij të çmuar ndaj familjes, shoqërisë dhe vendit, duke lënë pas një trashëgimi të respektit dhe dinjitetit që do të mbetet e paharruar.

Ceremonitë mortore do të mbahen nesër, më 02.01.2026, sipas kësaj agjende zyrtare:

09:00 – 11:45

Homazhe – Holli i Kuvendit të Kosovës

12:00 – 12:45

Akademi Përkujtimore nën Patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës

tek ‘Salla Plenare e Kuvendit të Kosovës.

13:40 – 14:20

Varrimi me nderime shtetërore tek Varrezat në Dragodan

Familja Daci falënderon të gjithë qytetarët, miqtë dhe dashamirët për ngushëllimet dhe respektin e treguar në këto momente zie.

E pamja do të mbahet nga data 03 deri më 05 janar, në Hotel Sirius, nga ora 10:00 – 17:00.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme