Përgatiti Dashnim HEBIBI
Përveç botimit të librave, Shtëpia Botuese tashmë e njohur “Libri Im” nga Peja është shndërruar edhe në një adresë të besueshme për përgatitjen dhe realizimin e kalendarëve të Vitit të Ri për firma dhe institucione të ndryshme, duke dëshmuar profesionalizëm, kreativitet dhe korrektësi në çdo projekt që merr përsipër. Edhe pse e tejngarkuar me porosi sezonale dhe me angazhime të shumta reklamuese në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, kjo shtëpi botuese nuk e ndal ritmin e saj as në fushën më të rëndësishme – librin.
Me një staf që dallohet për elegancë, kualitet, korrektësi dhe shpejtësi, presidenti dhe ekipi i Shtëpisë Botuese “Libri Im” po e bëjnë natën ditë që autorët dhe lexuesit të kenë botime të reja në kohë dhe me standarde të larta profesionale.
Sipas HelveticALforum, nga shtypi ka dalë edhe një botim i ri me vlerë të veçantë shkencore dhe praktike. Bëhet fjalë për librin:
“EFIÇIENCA E VENDIMMARRJES NË SHOQËRITË TREGTARE TË KOSOVËS
(Determinant i qëndrueshmërisë dhe konkurrueshmërisë së biznesit)”
me autore Dr. Sc. Mirjeta Domniku.
Ky botim përbën një kontribut të rëndësishëm për komunitetin akademik dhe atë të biznesit, duke trajtuar vendimmarrjen si shtyllë kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm dhe rritjes së konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve në Kosovë.
Shtëpia Botuese “Libri Im” me qendër në Pejë po dëshmon edhe një herë se, pavarësisht ngarkesës dhe sfidave, libri mbetet prioritet dhe mision i pandalshëm. /HelveticALforum.ch




