0.9 C
Zurich
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Mbyllet protesta e PD para kryeministrisë

Duhet ti lexosh

Partia Demokratike zhvilloi këtë të hënë një protestë përballë Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Tubimi u shoqërua me momente tensioni pas fjalës së kryedemokratit Sali Berisha, kur protestuesit hodhën molotovë në drejtim të godinës qeveritare dhe tentuan të çajnë kordonin policor. Megjithatë, tensionet zgjaten vetëm disa minuta, ndërsa më pas protestuesit u tërhoqën, duke mos regjistruar të tjera incidente.

Në fjalën e tij, Berisha tha se PD është sot më e fortë se kurrë, ndërsa u shpreh i vendosur për të vijuar me aksionin për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Mblidhemi në një moment kritik, ndoshta si kurrë më parë, sepse Edi Rama, pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, del se ka vendosur të  bëhet multimiliarder me pasuritë tuaja publike. Ka vendos veten mbi ligjin mbi Kushtetutën. Nga sonte, Edi Rama nuk do njihesh më kurrë në Shqipëri dhe botë dhe si kryeministër, por si kapobandë. Pasi shndërroi zgjedhjet në një farsë, ai, në një revansh të paparë, bëri gjithçka që t’i mbyllë çdo hapësirë opozitës. Ai mendoi se projekti e tij Shqipëria pa opozitë tani do ta realizojë. Por ja ku jemi sot, më të fuqishëm se kurrë, më të vendosur se kurrë për të përmbysur këtë narkodiktaturë”, tha Berisha.

Sipas Berishës, largimi i kryeministrit Rama nuk do të vijë përmes votës, por nga qytetarët.

Edi Ramën do ta heqim ne, populli opozitar. Askush të mos ketë iluzion se Edi Rama ikën me votë, kurrë! do të jenë qytetarët, idealistët, guximtarët ata që do të hedhin Edi Ramën në banesën e turpit të historisë. Mjerë ata që i japin zemër me gënjeshtra Edi Ramës. Ja ku është opozita. Opozita, disa detyrime të mëdha që i kishte para  jush i ka bërë. Opozita i dëshmoi botës e çfarë përfaqëson narkoshteti shqiptar. i faktoi botës sesi Edi Rama shndërroi në farsë votën tuaj. Të gjitha këto ishin të domosdoshme dhe kanë një mesazh: Në këmbë shqiptarë në misionin historik për të larguar Edi Ramën, për të shpëtuar demokracinë. Ne do bëjmë atë ‘ja do vdesim, ja do rrojmë për liri’. Dijeni mirë se kur ne kemi dalë me këtë motiv, kurrë nuk kemi humbur, kemi fituar  dhe do fitojmë. Edi Rama, sheshi është i yni, nuk do të ndahemi. Ai na ka shpallur luftë, ne i shpallim luftë,” tha ai.

Berisha konfirmoi se Partia Demokratike është e vendosur të bashkëpunojë me çdo faktor dhe forcë politike për të krijuar një front më të gjerë opozitar.

Ftoj të gjitha forcat politike opozitare, çdo opozitar, çdo guximtar të bashkohet në këtë betejë vendimtare për fatin e këtij kombi që po shuhet. PD e vendosur të bashkëpunojë me çdo faktor, me çdo forcë politike në një front më të gjerë që Shqipëria ka parë”, u shpreh Berisha.

Si pasojë e përshkallëzimit të situatës, një prej protestuesve ka mbetur i lënduar për shkak të flakëve, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia e Shtetit kishte angazhuar rreth 1400 efektivë, përfshirë forcat RENEA, Shqiponja dhe FNSH, ndërsa rreth godinës së Kryeministrisë ishte vendosur një gardh metalik për të mbajtur distancë mes protestuesve dhe kordonit policor.

Ndërkohë, lëvizja “Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj, e cila më herët ishte vendosur pranë Kryeministrisë, u spostua përkohësisht dhe nuk iu bashkua protestës së PD-së.

Kjo protestë e PD-së vjen pas 5 foltoreve të zhvilluara në javën e fundit përballë kryeministrisë, çdo ditë të hëne. PD kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.


Protesta e PD-së, hidhen molotovë drejt godinës së kryeministrisë

Momente tensionesh në protestën e PD-së para kryeministrisë, teksa protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të godinës qeveritare.

 Përshkallëzimi i situatës erdhi pas fjalimit të kreut të PD-së, Sali Berisha, kur protestuesit tentuan që të çanin edhe rrethimin metalik të vendosur para kryeministrisë.

Megjithatë, tensionet zgjaten vetëm disa minuta, ndërsa më pas protestuesit u tërhoqën, duke mos regjistruar të tjera incidente.

Protesta e PD-së, Bardhi: Qytetarët nuk dorëzohen, Rama do t’i ketë përballë deri në largimin e tij

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i pranishëm në protestën e opozitës të zhvilluar para Kryeministrisë, tha se shoqëria shqiptare ka ende guxim dhe dëshirë për ndryshim.

“Shoqëria shqiptare ka ende guxim, e do ndryshimin. Këto ditë kam dëgjuar shqetësimet tuaja, revoltën tuaj për gjërat që po shkojnë keq dhe në çdo takim që kam patur me ju, kam marrë vetëm një mesazh: ju nuk dorëzoheni, të gjithë bashkë ne nuk dorëzohemi. Kjo protestë është për dinjitetin tonë të përbashkët, për të ardhmen tonë”, u shpreh Bardhi.

Ai akuzoi qeverinë për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

Korrupsioni po i merr frymën Shqipërisë. Kertelet e drogës po na vjedhin të ardhmen, po vjedhin të ardhmen e fëmijëve. Duan që të mendojmë se jemi të pashpresë. Edi Rama do që ne të besojmë se në këtë vend asgjë nuk ndryshon, por ne jemi këtu për t’u treguar se ata e kanë gabim dhe se e keqja nuk do të triumfojë”, tha ai.

Bardhi e cilësoi protestën si një akt qytetar dhe jo thjesht partiak.

“Kjo nuk është protesta e një partie, por protesta e njerëzve që nuk duan më të nëpërkëmben. Këtij pushteti i janë tundur themelet. Sot është koha që ne të guxojmë, guximi për të mos heshtur, për të mos u larguar. Asnjë pushtet nuk bie me lutje, heshtje, por asnjë pushtet nuk i reziston dot një populli që nuk dorëzohet. Nga sot, Edi Rama duhet ta ketë të qartë, qytetarët do t’i ketë përballë deri në largimin e tij”, theksoi Bardhi.


Belind Këlliçi në protestën e PD-së: Edi Rama duhet të japë dorëheqjen tani

Në protestën e Partisë Demokratike të zhvilluar para Kryeministrisë, deputeti demokrat Belind Këlliçi kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, vendi ndodhet në një moment të vështirë, pro po ashtu edhe përballë një shprese.

Ajo që do të vendosim sot do të jetë një precedent për të ardhmen, një precedent që në të ardhëm nuk do ta përmbysin dot më. Edi Rama duhet ta japë dorëheqjen tani, edhe si një akt emergjence kombëtare. Shqipëria është në një moment shumë të vështirë, por edhe buzë një shprese të re sepse zgjidhjet, kapacitete dhe njerëzit janë këtu. Ky vend nuk ka marrë  fund. Demokracia nuk vdes në një ditë, vdes vetëm kur njerëzit binden se nuk ka alternativë”, tha ai, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme