2.9 C
Zurich
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Lutje për vendlindjen dhe shtëpitë e mbyllura

Duhet ti lexosh

Nga Sherife Ejupi – Zeqiri

O Zot,
ruaje vendlindjen tonë,
rrugët që na rritën,
dhe shtëpitë që mbetën të mbyllura
me çelësa të ndryshkur nga pritja.

Në ato mure ende rri fryma jonë,
zërat e fëmijërisë,
era e bukës së nënës,
emrat tanë të thirrur nga dritaret.
Mos lejo, o Zot,
që shtëpitë tona të plaken në vetmi
as zemrat tona të ftohen nga harresa.

Bekoje tokën që lamë,
edhe pse u larguam me dhimbje.
Na fal që ikëm për të mbijetuar,
jo se nuk e deshëm.
Çdo derë e mbyllur atje
është një lutje e hapur këtu.

O Zot,
mbaji shtëpitë tona në këmbë,
edhe kur ne s’jemi aty.
Mbaji dritaret të duruara,
derisa një ditë
hapat tanë të kthehen përsëri.

E nëse kthimi vonohet,
mos lejo që vendlindja të na harrojë,
as ne të harrojmë rrënjët tona.
Se aty kemi lënë emrin,
kujtesën
dhe një copë shpirti. 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme