POSTIMET E FUNDIT

Sveçla bisedon me homologun kroat për lehtësimin e pritjeve në kufi për mërgatën

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me homologun e tij kroat, ministrin e Brendshëm Davor Božinović, lidhur me pritjet e gjata në pikat kufitare gjatë ardhjes së mërgatës në Kosovë. Sipas Sveçlës, kjo bisedë erdhi pas informatave të pranuara nga bashkatdhetarët për vështirësitë dhe vonesat në kufij.

Ai theksoi se ministri Božinović ka shprehur gatishmëri dhe angazhim që, brenda rregullave ekzistuese, të ndërmerren masa për një kalim kufitar sa më të lehtë dhe më të shpejtë për qytetarët e Kosovës.

“Me këtë rast falënderoj Ministrin Božinović për vullnetin dhe gatishmërinë, si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy ministrive tona,” ka shkruar Sveçla.

Në fund, ministri u ka uruar mërgimtarëve rrugë të mbarë dhe i ka dëshiruar mirëseardhje në atdhe, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB