9 C
Zurich
Thursday, December 11, 2025
spot_img
spot_img

Joni i Vogël nga Dollogozhda e Strugës, me Zemër të Madhe Shqiptare

Duhet ti lexosh

Jon Sabriu nga Dollogozhda e Strugës, që jeton në Bülach të Zvicrës, është i vogël në moshë, por i madh në vetëbesim. Ai solli një interpretim plot gjallëri të shtunën e 6 dhjetorit në manifestimin qendror të LAPSh për kanton Cyrih, duke e përqafuar simbolin e shqiponjës si një mbrojtëse të fëmijërisë shqiptare kudo në botë. Përveç talentit në recitim, Joni luan edhe futboll dhe njihet për sjelljen e tij shembullore.

Joni është krenar që ka edhe një foto me ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, z. Rexhep Demiri. Ai di shumë poezi dhe këngë shqipe, dhe i do shumë gjyshërit e tij. Me babain, Përparimin, dëshiron të marrë pjesë në takime të ndryshme kushtuar çështjes kombëtare, duke i thënë gjithmonë: “Unë jam i vogël, por dua të mësoj që të jap kontribut, ashtu si ti, babi im.”

Krenarë me rininë që po rritet dhe edukohet në Zvicër, ku LAPSH po jep një kontribut të madh në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit shqiptar. Përparimi, babai i Jonit, është edhe kryetar i LAPSH-it për Bülach në kantonin e Cyrihut, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme