Rastet e gripit në Zvicër janë rritur dukshëm gjatë javës së fundit. Sipas të dhënave më të reja të publikuara nga Zyra Federale e Shëndetësisë (BAG), janë regjistruar 459 raste të konfirmuara në laborator – gati dyfish më shumë se një javë më parë dhe dyfish më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas raportit, Zvicra ka shënuar 5,05 raste gripi për 100 mijë banorë, ndërsa një javë më herët ky tregues ishte vetëm 2,05. BAG vlerëson se vala e gripit pritet të nisë zyrtarisht shumë shpejt. Situatë të ngjashme vendi kishte pasur tre vite më parë, kur kulmi i sezonit të gripit u arrit tashmë në mes të dhjetorit. Në vitet normale, vala arrin kulmin kah fundi i janarit.
Rastet më të shumta këtë javë janë raportuar në kantonin e Tiçinos, ku u regjistruan 20,90 raste për 100 mijë banorë. Në anën tjetër, kantoni me incidencën më të ulët ka qenë Zugu, me vetëm 0,75 raste për 100 mijë banorë, transmeton 20min.ch. Autoritetet shëndetësore këshillojnë vigjilencë të shtuar dhe kujdes të veçantë për grupet e rrezikuara, duke rekomanduar vaksinimin sezonal dhe respektimin e masave parandaluese për të kufizuar përhapjen e virusit, transmeton 20min.ch e përgatiti helveticALforum.ch
( Foto ilustrim)




