3.8 C
Zurich
Thursday, December 4, 2025
spot_img
spot_img

Prof. Dr. Milaim Fetai – Ikonë e Akademisë dhe Diplomacisë Shqiptare

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI

Prof. Dr. Milaim Fetai – Diplomati dhe Profesori që Lë Gjurmë të Pashlyeshme-Pensionimi i një figure të respektuar nga mërgata dhe akademia

Prof. Dr. Milaim Fetai, një prej personaliteteve më të respektuara akademike dhe diplomatike shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është pensionuar pas një karriere të gjatë dhe të ndritur. Me përvojë të thellë si profesor universitar, diplomat karriere dhe së fundmi ambasador i RMV-së në Zagreb, ai ka lënë pas një trashëgimi të çmuar, si në botën akademike, ashtu edhe në atë diplomatike.

Gjatë mandatit të tij si ambasador në Kroaci, Prof. Fetai gëzoi një autoritet të madh në mesin e mërgatës shqiptare. Ai u dallua për qasjen e tij bashkuese, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj bashkatdhetarëve dhe për sjelljen e tij shembullore. Ishte i pranishëm në ngjarje, aktivitete, sfida e suksese të komunitetit, duke qenë gjithmonë një zë i urtësisë dhe përfaqësimit dinjitoz. Prof. Fetai nuk iu qëndroi afër vetëm mërgatës së RMV-së, por gjithë mërgatës shqiptare në përgjithësi, pa dallim vendi.

Siç mëson helveticALforum, me rastin e pensionimit, Prof. Fetai ka ndarë disa fjalë mirënjohjeje, të cilat ne do t’i publikojmë si dëshmi e modesisë dhe mirësisë që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës së tij.

Edhe ne, nga helveticALforum.ch dhe Instituti Shkencor Helvetik në Zvicër, kemi pasur nderin ta takojmë disa herë, të zhvillojmë biseda të frytshme dhe të përfitojmë nga përvoja e tij e gjerë. Me këtë rast, i shprehim urimet tona më të sinqerta për shëndet, jetë të gjatë dhe suksese në kapitullin e ri të jetës.

Mësuesi ikën, por vepra mbetet.

Fjalët e Prof. Dr. Milaim Fetait për Fakultetin Juridik të UT-së

Në një ceremoni të ngrohtë dhe solemne, Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës nderoi Prof. Fetain me rastin e daljes së tij në pension.

Në këtë moment të veçantë, ai shprehu mirënjohjen për kolegët dhe institucionin ku ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij profesionale:

“Mirënjohje për Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës dhe kolegët e mi.
Faleminderit Dekanit, Prof. Dr. Safet Emruli, kolegëve dhe gjithë stafit për respektin, fjalët e ngrohta dhe solemnitetin me rastin e daljes sime në pension. Ka qenë privilegj të kaloj kaq vite mes jush, duke i shërbyer me përkushtim studentëve tanë dhe shoqërisë. Dhurata simbolike, ora me qystek, do të më kujtojë gjithmonë kohën e bukur në Universitetin tonë.
Me mirënjohje dhe respekt!”

Këto fjalë përmbledhin qartë shpirtin e tij të bardhë, profesionalizmin e palëkundur dhe respektin e ndërsjellë që ka ndërtuar gjatë viteve.

Prof. Dr. Milaim Fetai mbetet një figurë e çmuar, një intelektual i dashur për studentët, kolegët dhe mbarë mërgatën shqiptare. Vepra e tij në arsim, diplomaci dhe komunitet do të vazhdojë të jetojë gjatë, si frymëzim për brezat që vijnë. /HelveticALforum.ch

( Foto nga Prof.Dr.Milaim Fetai)

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme