Anëtari i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit dhe njëherësh specialist i urologjisë në KBC “Sestre Milosrdnice”, doc. dr. sc. Shoip Shoipi, është zgjedhur mjeku më i mirë urolog për vitin 2025.
Ky vlerësim i rëndësishëm vjen si rezultat i punës së tij të jashtëzakonshme profesionale, përkushtimit të vazhdueshëm ndaj pacientëve dhe kontributit në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Kroaci. Dr. Shoipi, i lindur në Dobërdoll të Gostivarit, prej vitesh është një nga emrat më të respektuar në fushën e urologjisë në Zagreb.
Komuniteti shqiptar dhe kolegët e tij e kanë përgëzuar për këtë sukses të madh, duke e cilësuar si një shembull frymëzues të profesionalizmit dhe integrimit.
Jemi krenarë për arritjet e tij dhe përfaqësimin dinjitoz të mjekëve shqiptarë në Kroaci!




