5 C
Zurich
Friday, November 28, 2025
spot_img
spot_img

Flamuj kuqezi dhe festime në Kosovë për Ditën e Flamurit, kujtohet komandanti legjendar Adem Jashari

Duhet ti lexosh

Atmosfera e 28 Nëntorit është ndjerë sot në çdo cep të Shqipërisë dhe Kosovës, ku festimet për 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë kanë mbushur sheshet, rrugët dhe pikat kufitare me flamuj kuqezi, këngë e valle popullore.

Në Tiranë, Prishtinë, Vlorë e deri në kufijtë e vendit, qytetarë dhe udhëtarë janë bërë pjesë e gëzimit kombëtar, duke e kthyer Ditën e Flamurit në një festë të madhe mbarëkombëtare.

Në Prishtinë, rrugët janë veshur me flamuj kuqezi që valëviten krenarë, duke krijuar një atmosferë të gjallë e plot emocion.

Kjo ditë e shenjtë për kombin ka bashkuar zemrat e shqiptarëve, teksa shumë prej tyre nga Kosova kanë zgjedhur të kalojnë kufirin për të festuar pranë vëllezërve të tyre në Shqipëri, duke e bërë 28 Nëntorin një urë të gjallë uniteti dhe krenarie kombëtare.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zhvilluar sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si pjesë e aktiviteteve për shënimin e Festave të Nëntorit.

Gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes nderuan sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Në njoftimin e tyre, FSK theksoi se“Me këtë rast, u nderua sakrifica e familjes Jashari dhe e të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sakrifica e të gjitha brezave që luftuan dhe sakrifikuan për atdheun.”

Homazhe në Prekaz ka kryer edhe Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK).

Kryetari i saj, Hysni Gucati, duke folur para gazetarëve, u shpreh se këto festa mbeten të mangëta pa ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po mbahen në Hagë.

Ai shtoi se “Ju urojmë katër festat e nëntorit: ngritja e flamurit në Krujë nga Skënderbeu më 1443, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912, datëlindja e komandantit legjendar më 1955 dhe dalja në skenë e UÇK-së. Këto festa janë të mangëta sepse krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë. Por shpresojmë dhe besojmë që vitin e ardhshëm do t’i festojmë bashkërisht me ta.”

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz është një vend simbolik ku gjenden shtëpitë e shndërruara në muze dhe varret e të rënëve të familjes Jashari.

Pranë varrit të Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit qëndron pandërprerë Garda e FSK-së, e cila nderon komandantin legjendar dhe gjithë familjen e tij.

Adem Jashari, i lindur më 28 nëntor 1955 në Prekaz, u bë një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe hyri në histori pas qëndresës heroike tre ditore kundër ushtrisë serbe, më 7 mars 1998, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit