3.7 C
Zurich
Friday, November 28, 2025
spot_img
spot_img

Linjë ajrore Tiranë-Doha/ Rama takime me Qatar Airways

Duhet ti lexosh

Shqipëria dhe Katari do të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e transportit ajror. Gjatë vizitës zyrtare në Doha, kryeministri Edi Rama u takua me drejtorin e përgjithshëm të Qatar Airëays, Badr Mohammed Al Meer, me të cilin bisedoi mbi mundësinë e hyrjes së kësaj kompanie me fluturime edhe në Shqipëri.

“Me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Ing. Badr Mohammed Al-Meer, folëm për hyrjen e kompanisë prestigjioze në Shqipëri dhe ishallah do të kemi së shpejti fluturimet e Qatar Airways për Tiranë.”,  shkroi Rama.

Një ditë më parë, shefi I qeverisë shqiptare u prit nga kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani në rezidencën e tij. Bisedimet mes dy liderëve u fokusuan në thellimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat me interes strategjik për Shqipërinë, si investimet, energjia, turizmim, infrastruktura apo projekte të tjera të zhvillimit ekonomik.

Kjo vizitë e kryeministrit Rama shënon një moment të rëndësishëm edhe në forcimin e marrëdhënieve diplomatike por dhe rolin e Shqipërisë si urë lidhëse bashkëpunimi mes Ballkanit dhe Lindjes së Mesme, transmeton abcnews.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit