0 C
Zurich
Sunday, November 23, 2025
spot_img
spot_img

Bankat në Maqedoni gjatë nëntë muajve të këtij viti kanë gjeneruar mbi 235 milionë euro fitim neto

Duhet ti lexosh

Bankat në Maqedoni gjatë nëntë muajve të këtij viti kanë gjeneruar mbi 235 milionë euro fitim neto – tregojnë të dhënat e Bankës Popullore. Vetëm brenda tre muajve, nga qershori deri në shtator, fitimi është rritur me mbi 85 milionë euro. Atëherë fitimi i bankave vendase ishte 150 milionë euro. Me këtë ritëm, përfundimi i vitit po i afrohet fitimit vjetor të vitit të kaluar, i cili ishte 283 milionë euro.

Fitimi i bankave vendore pas tatimit:
2024 – 283 milionë €
Janar–Shtator 2025 – 235.1 milionë €
Janar–Shtator 2024 – 242.1 milionë €

Të dhënat tregojnë se fitimi i sektorit bankar është ulur me 7 milionë euro, por jo për shkak të uljes së të ardhurave nga kamatat ose provizionet – ato madje janë rritur. Ulja vjen nga rritja e depozitave, pra nga shuma më e lartë e paguar nga bankat për interesa ndaj kursimeve. Për nëntë muajt e vitit 2025, bankat kanë arkëtuar 441.8 milionë euro nga interesat, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kjo shumë ishte 428.5 milionë euro. Vetëm nga familjarët, bankat kanë mbledhur pothuajse 174 milionë euro në interesa.

Të ardhurat nga kamatat:
Derisa në shtator 2025 – 441.8 milionë €
Nga familjarët – 174 milionë €
Derisa në shtator 2024 – 428.5 milionë €
Për tarifat dhe provizionet bankare, qytetarët dhe bizneset kanë paguar 145.6 milionë euro. Vjet, deri në shtator, kjo shumë ishte 141.7 milionë euro.

Të ardhurat nga tarifat dhe provizionet:
Derisa në shtator 2025 – 145.6 milionë €
Derisa në shtator 2024 – 141.7 milionë €

Llogaritjet tregojnë se vetëm nga kamatat dhe provizionet, qytetarët dhe kompanitë gjatë nëntë muajve të këtij viti kanë paguar gjithsej 587.4 milionë euro në bankat vendase.

Totali nga kamatat + provizionet, tremujori i tretë 2025:
= 587.4 milionë €
Provizionet bankare ishin edhe çështja e parë që ngriti Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski. Ai kërkoi nga bankat t’i ulin këto tarifa, pasi edhe vetë banka qendrore i uli tarifat për ta. Sipas informacioneve të fundit, bankat i kanë reduktuar çmimet e shërbimeve të tyre deri në 50 për qind./Bsot

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit