1.6 C
Zurich
Friday, November 21, 2025
spot_img
spot_img

Samiti “Rruga drejt BE-së”, miratohet granti 54 milionë euro

Duhet ti lexosh

Gjatë samitit “Rruga drejt BE-së” në Tiranë, u njoftua miratimi i një granti prej 54 milionë eurosh, i cili do të shkojë për programin e transportit të sigurt dhe të qëndrueshëm, i administruar nga Banka Botërore.

Programi ka si objektiv përmirësimin e sigurisë rrugore dhe hekurudhore, përfshirë dixhitalizimin e proceseve, promovimin e praktikave të gjelbra dhe lehtësimin e tregtisë përmes pikëkalimeve kufitare.

Përfaqësuesja e Bankës Botërore theksoi se bashkëpunimi për këtë projekt është zhvilluar në mënyrë të ngushtë dhe në harmoni mes vendeve përfituese, duke e cilësuar grantin si një paketë unike investimesh, i cili synon ta afrojë rajonin e Ballkanit Perëndimor më pranë Bashkimit Europian.

“Miratimi i grantit 54 mln euro që shkojnë për programin e transportit të sigurt dhe të qëndrueshëm që administrohet nga Banka botërore. Ne po bashkëpunojmë shumë ngushtë dhe do thoja edhe gati në harmoni për këtë projekt. Programi ka të bëjë me përmirësimin e sigurisë rrugore dhe hekurudhore. Ka të bëjë me dixhitalizimin dhe koristë e gjelbra dhe për të lehtësuar përmes përmirësimit të pikëkalimeve kufitare të tregtisë përmes vendeve përkatëse. Ky grant i ri është një paktë unike investimesh që synon ta sjellë rajonin më pranë BE-së”, tha ajo, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit