Muaji i Librit & Arti Shqiptar në Amerikë Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë ka kënaqësinë dhe nderin të njoftojë se, në kuadër të Muajit të Librit, gjatë Tubimit të Shkrimtarëve, që do të mbahet në një nga hapësirat më të bukura artistike – GR Art Gallery në Stamford, Connecticut – do të hapet ekspozita personale e piktorit të njohur shkodran, George Pali.
Muaji i Librit & Arti Shqiptar në Amerikë Në këtë ditë të veçantë, krahas promovimit të botimeve më të reja të anëtarëve të Shoqatës dhe krijuesve shqiptarë anembanë Amerikës, do të shpaloset edhe magjia e ngjyrave dhe penelit të një artisti të përkushtuar ndaj artit dhe kulturës shqiptare.
Në këtë ditë të veçantë, krahas promovimit të botimeve më të reja të anëtarëve të Shoqatës dhe krijuesve shqiptarë anembanë Amerikës, do të shpaloset edhe magjia e ngjyrave dhe penelit të një artisti të përkushtuar ndaj artit dhe kulturës shqiptare.
Ejani dhe kaloni një ditë të bukur mes librave, poezisë, pikturave, shkrimtarëve, poetëve dhe artistëve — një festë e vërtetë e fjalës dhe ngjyrës!
GR Art Gallery, Stamford, Connecticut George Pali, Yale Arts, Out of Place, 140×100 cm, Oil on Canvas, 2025.
SAM24.info