POSTIMET E FUNDIT

LAPSH në Kantonin e Cyrihut organizon ceremoninë e diplomimit të nxënësve për vitin 2026

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Cyrih, Zvicër – Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) në Kantonin e Cyrihut do të organizojë ceremoninë solemne të diplomimit të nxënësve të Shkollës Plotësuese Shqipe për vitin shkollor 2025–2026. Aktiviteti do të mbahet të shtunën, më 4 korrik, duke filluar nga ora 14:00, në ambientet e Rinora 4. Ky organizim përbën një moment të veçantë për nxënësit, prindërit dhe mësuesit, duke shënuar përmbylljen me sukses të një viti të mbushur me përkushtim në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe, kulturës dhe identitetit kombëtar në diasporë. Ceremonia do të përfshijë ndarjen e diplomave për nxënësit, programe artistike dhe kulturore të përgatitura nga vetë fëmijët, si dhe fjalë përshëndetëse nga drejtuesit e LAPSH-it, mësuesit dhe mysafirët e ftuar. Ky aktivitet synon të vlerësojë punën dhe angazhimin e të gjithë atyre që kontribuojnë në arsimin shqip në Zvicër.

Me moton “Shkolla është institucioni ku fillon udhëtimi në rrugën e pafundme të diturisë!”, LAPSH vazhdon të dëshmojë rolin e rëndësishëm që luan në edukimin e brezave të rinj shqiptarë në diasporë dhe në forcimin e lidhjeve të tyre me gjuhën dhe kulturën e prejardhjes. Organizatorët ftojnë prindërit, familjarët, përfaqësues të komunitetit dhe të gjithë dashamirët e arsimit shqip të marrin pjesë në këtë festë të dijes dhe suksesit, duke mbështetur nxënësit në një nga momentet më të rëndësishme të rrugëtimit të tyre arsimor.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB