Zagreb, 01 tetor 2025 – Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Zagreb u zhvillua një takim pune ndërmjet përfaqësuesve të Shoqatës Kulturore Shqiptare në Kroaci “Shkëndija” dhe Shkëlqesisë së saj Donika Hoxha, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Kroaci.
Takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit institucional dhe kulturor me synim promovimin e kulturës, traditës dhe trashëgimisë shpirtërore shqiptare në Kroaci.
Gjatë diskutimeve u vu theksi tek ruajtja dhe prezantimi i vlerave kulturore shqiptare si pjesë e identitetit kombëtar, organizimi i aktiviteteve të përbashkëta kulturore dhe përfshirja e brezit të ri në aktivitete edukative dhe manifestive.
Kryetarja e shoqatës “Shkëndija”, znj. Gentiana Lleshdedaj, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës dhe theksoi gatishmërinë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi. / D.H