BallinaSportiReali i Madridit rikthen besimin para “El Clásico

Reali i Madridit rikthen besimin para “El Clásico

-

Kujdes, nuk jemi aq keq” – ishte shprehja e famshme e Joan Laportës, me të cilën presidenti i Barcelonës kundërshtonte pesimizmin për ekipin. 18 vite më vonë, Mourinho mund ta përdorë këtë shprehje për Real Madridin, pak ditë para “El Clásico” në “Camp Nou”. Barcelona e Flick shihej si favorite e madhe, por rezultatet e fundit kanë ngushtuar diferencën. Reali vjen pas 4 fitoreve radhazi, serisë më të mirë sezonale. Në 12 ndeshje të La Liga-s dhe Champions-it, madrilenët kanë regjistruar 10 fitore e 2 humbje (83%), ndërsa Barcelona ka fituar 11 herë në 12 takime.

Problemi i Realit është se të dyja humbjet erdhën në kampionat, ku Barcelona vazhdon të jetë e pathyeshme. Në “Bernabéu”, Mourinho ka ndërtuar një fortesë: 7 ndeshje, 7 fitore, 23 gola të shënuar dhe vetëm 5 të pësuar. 5 prej fitoreve kanë ardhur me goleada.

Pas suksesit ndaj Leipzig, Mbappé tha: “Çdo pikë është e rëndësishme për të hyrë në tetëshen e parë. ‘El Clásico’? Kemi menduar vetëm për Leipzig”. Ai shtoi: “Tifozët duan gola dhe lojë sulmuese. Dua ta ndihmoj ekipin të fitojë”.

Për Vinicius deklaroi: “Nëse është i trishtuar, do të thotë se dëshiron t’i japë shumë ekipit dhe tifozëve. Duhet të jetë krenar për atë që është”./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kompania ajrore kombëtare, ambicie e Qeverisë Kurti mes kostove të larta...

0
Mbi 4.6 milionë udhëtarë kaluan nëpër Aeroportin e Prishtinës gjatë vitit 2025, por themelimi i një kompanie ajrore me kapital publik ngre pikëpyetje për...