BallinaFoto LajmBehgjet Pacolli: "Mirësia që nuk kërkon lavdi, por prek zemra"

Behgjet Pacolli: “Mirësia që nuk kërkon lavdi, por prek zemra”

-

Ja çfarë shkruan në profilin e tij në Facebook ish-presidenti i Kosovës, z. Behgjet Pacolli. E kisha mbuluar nga kujtesa, por duke shfletuar disa materiale të ruajtura, më doli përpara dhe më kujtoi kujt i kam dalë në ndihmë ndër vite. Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja të pendohem për atë që kam bërë, dhe as nuk kam kërkuar dekorata apo lavdërime. Por mosmirënjohja dhe mohimi i ndihmës dhemb. Dikush, me të drejtë, mund të pyesë: “Po si ia del?” Thjesht them: e kam kuptuar se mirësia bën çudira me të gjithë – përveç atyre që nuk e njohin dhe nuk e vlerësojnë. Disa njerëz mbeten të pandikueshëm, sepse nuk janë miqësorë me mirësinë. Një kujtesë për të gjithë: Bëni mirë, edhe kur nuk vlerësohet – sepse mirësia nuk humb kurrë. Ajo thjesht ndryshon ata që dinë ta kuptojnë dhe ta çmojnë. Të premte të begatshme dhe një fundjavë të mbarë!
Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Prof. Shkelzen Hasanaj prezanton në Dhomën e Deputetëve të Italisë studimin...

0
Në Sallën e Shtypit të Dhomës së Deputetëve në Romë u zhvillua prezantimi i librit The Balkan Route – Albania in Contemporary Migration, me autor...