
Nga Besnik HEBIBI
Shkolla e mesme “Skënderbeu” në Preshevë ndodhet në një gjendje të rëndë dhe kërkon vëmendje e ndërhyrje sa më të shpejtë. Përveç shkollës fillore në Preshevë, e cila është ndër më të mëdhatë në Serbi dhe përballet prej kohësh me kushte të vështira, edhe gjimnazi i qytetit nuk është në një gjendje më të mirë. Këto institucione nuk janë thjesht ndërtesa. Ato janë tempujt e dijes, vendet ku edukohen dhe formohen brezat e rinj. Pikërisht nga bankat e këtyre shkollave lind e ardhmja e Preshevës.

Prandaj, është koha të ngremë zërin dhe të kërkojmë kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit. Fëmijët tanë meritojnë shkolla dinjitoze, të sigurta dhe moderne, ku mund të mësojnë e të zhvillohen me dinjitet. Investimi në arsim është investim në të ardhmen. Presheva ka nevojë për shkolla në nivelin që meritojnë fëmijët e saj.
Foto nga Adi Hebibi










