BallinaKrijimtariAsnjë nuk më thërret më mirë se Ai

Asnjë nuk më thërret më mirë se Ai

-

Nga: Saranda Teresa Bruno

Asnjë zë s’më qetëson,

asnjë përqafim s’më mbush,

asnjë emër s’më ringjall…

si Ai që më njeh më thellë se vetja ime.

Në heshtjen time, Ai flet.

Në dobësinë time, Ai forcon.

Në lotët e mi, Ai gjen lutje,

e në buzëqeshjen time, shkëlqen hiri i Tij.

Asnjë nuk më thërret më mirë se Ai

jo me fjalë të mëdha,

por me dashurinë që s’ka kufij,

me paqen që s’e jep askush tjetër.

Kur bota më harron,

kur njeriu më gjykon,

vetëm Ai më kujton se jam bijë e Tij,

e dashur, e falur, e bekuar.

Baden 18/08/25

Foto ilustrim

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Regjistrimi për Vitin e Ri Shkollor 2026–2027 ka filluar!

0
Shkolla Shqipe DFW, në kuadër të AACC TX – Komunitetit Shqiptar Amerikan në Texas, ju fton të regjistroni fëmijët tuaj për vitin e ri...