BallinaDiasporaAnsambli TROJET rikthen gjallërinë kulturore me fillimin e vitit të ri shkollor

Ansambli TROJET rikthen gjallërinë kulturore me fillimin e vitit të ri shkollor

-

Të dashur anëtarë dhe prindër të nderuar,

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Ansambli „TROJET“ përcjell urimet më të sinqerta për të gjithë nxënësit dhe studentët, duke iu dëshiruar suksese dhe mbarësi në rrugën e dijes, sfidave dhe arritjeve të reja.

Pas pushimeve verore, Ansambli rikthehet në aktivitetet e tij të rregullta kulturore. Të premten, më 22 gusht 2025, në orarin e zakonshëm, fëmijët dhe të rinjtë do të rikthehen në stërvitje me energji të re dhe me dashuri për artin, kulturën dhe trashëgiminë tonë kombëtare.

Ansambli „TROJET“ frymëzohet nga vendlindja, nga vallet dhe këngët e trashëguara brez pas brezi, nga meloditë, doket e zakonet, si dhe nga kujtimi i dëshmorëve që mësojnë të duam atdheun dhe të ruajmë rrënjët tona. Ky frymëzim është udhërrëfyesi ynë që gjuha shqipe, kënga, vallja, recitimet dhe monologët të jenë jo vetëm pjesë e artit, por edhe shprehje e dashurisë për atdheun.

Me këtë mision kulturor, „TROJET“ synon të mbetet zemra e gjallë e identitetit kombëtar, duke u dhënë brezave të rinj mundësinë të përqafojnë traditën dhe ta mbajnë atë të gjallë.

Me respekt dhe përkushtim,

Ansambli “TROJET”

Përgaditi: D.H

SAM24.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Sa stres të jetosh në Tiranë

0
Nga Lutfi Dervishi Nuk është hiç e lehtë të jetosh sot në Tiranë. Problemet e vjetra dhe të tranzicionit janë stivë dhe, për fat të...