Të bashkojmë zemrat për ata që kanë më shumë nevojë
Të dashur bashkatdhetarë,
Në çdo cep të botës ku jeton dhe punon mërgata shqiptare, shpresa dhe solidariteti janë gjithmonë të gjallë. Sot, Shoqata “Handicap Kosova” ka nevojë për ndihmën dhe zemrën tuaj të madhe. Ne kujdesemi çdo ditë për fëmijët me paralizë dhe të rriturit me aftësi të kufizuara në Kosovë – njerëz që, pa ndihmën tonë, përballen me sfida të mëdha edhe për gjërat më të thjeshta që ne i marrim si të zakonshme: lëvizjen, kujdesin personal dhe dinjitetin.
Fatkeqësisht, shumë prej tyre nuk kanë karroca, paterica, shëtitore apo mjete të tjera lëvizëse thelbësore. Shumë familje nuk kanë mundësi të sigurojnë as pelenat (pampersat) për fëmijët e tyre me nevoja të veçanta.
Andaj, ju bëjmë thirrje të gjithë shoqatave humanitare dhe vullnetmirëve në diasporë që të bëhen pjesë e këtij misioni humanitar duke dhuruar:
▪ karroca për fëmijë dhe të rritur
▪ shëtitore dhe paterica për fëmijët që kanë nevojë të ecin me ndihmë
Çdo pajisje e dhuruar, çdo kontribut, do të thotë dinjitet, lëvizje, buzëqeshje dhe një jetë më e lehtë për shumë familje që i mbështet Shoqata Handicap Kosova.
Të gjithë ju që mundeni, ju lutemi na kontaktoni dhe na ndihmoni ta zgjerojmë këtë zinxhir humaniteti. Bashkë mund të bëjmë ndryshimin që nuk mund ta bëjë askush vetëm. Për më shumë informata ose për të bashkëpunuar në dërgimin e ndihmave, ju lutemi na kontaktoni në:
+383 44 239 375
www.facebook.com/handicapkosova
zarsye@yahoo.com
Me respekt dhe mirënjohje,
Shoqata “Handicap Kosova”