BallinaAktualitetiRama në Këshillin e Atlantikut

Rama në Këshillin e Atlantikut

-

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në tryezën e Këshillit të Atlantikut në Uashington, një nga organizatat më të rëndësishme të politikave strategjike në SHBA.

Kryeministri theksoi se në këtë takim pati një interes të lartë për Shqipërinë dhe profilin e saj ndërkombëtar.

Po ashtu, Rama theksoi se “në takim pati interes të lartë edhe mbi pikëpamjet tona mbi Bordin e Paqes, konfliktet e hapura si edhe rrugën e zgjerimit të Bashkimit Europian”.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Uashington me ftesë të presidentit të SHBA-së Donald Trump, ku mori pjesë dje në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, një strukturë e re ndërkombëtare, e krijuar për të adresuar situatën në Rripin e Gazës.

Në kuadër të angazhimit si vend anëtar themelues në Bordin e Paqes, Shqipëria do të kontribuojë me trupa ushtarake në Rripin e Gazës, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti...

0
Nga: Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog Tani, pasi u qartësua problemi i votimit të Ligjit për Specialen dhe çështja e zgjedhjes së Presidentes, para institucioneve...