Saint-Louis, Basel, 22 qershor 2025 – Unionit i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ) ka nderuar Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Shkëlqesinë e Tij, z. Rexhep Demiri, me një mirënjohje të veçantë për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes institucioneve dhe diasporës shqiptare në Zvicër.
Ambasadori Demiri, i vlerësuar gjerësisht nga diaspora shqiptare si një personalitet i rrallë dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm në detyrën e tij diplomatike, ishte i ftuar nderi në Turneun e Futbollit “Kosovë–Diasporë”, i cili u zhvillua në Saint-Louis, Basel, në kufirin Zvicër–Francë.
Në një prononcim pas aktivitetit, Ambasadori Demiri u shpreh:“Sot, me ftesë të Kryesisë së Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ), pata nderin dhe privilegjin të jem pjesë e Turneut të futbollit Kosovë–Diasporë. Një falënderim i veçantë shkon për kryetarin Feti Demoli për mirënjohjen që më ndau në emër të UKSHFZ – një gjest që e vlerësoj thellësisht.”Në këtë ngjarje të rëndësishme sportive dhe kulturore, Ambasadori mori pjesë së bashku me figura të larta diplomatike dhe institucionale, përfshirë:
Z. Valon Gashi – Sekretar i Parë i Ambasadës së Shqipërisë në Bernë
Z. Vigan Berisha – Shef i Konsullatës së Kosovës në Cyrih
Z. Gjenis Haxhimehmeti – Sekretar i Dytë i Ambasadës së Kosovës në Bernë
Z. Elis Badalli – Drejtor për Diasporë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD)
Turneu u organizua nga UKSHFZ në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, MPJD-në dhe ekipin FC Dardania Basel.
Ambasadori Demiri vlerësoi lartë takimet me bashkëkombës dhe personalitete nga të gjitha trevat shqiptare – nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe diaspora e gjerë – si dhe me personalitete si:
Z. Agim Ademi – Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës
Z. Ragip Xhaka
Z. Xhavit Bajraktari
Z. Besim Laci, Rexhep Berisha, Besa Rraqi, Ridvan Murati, Isa Zeqiraj
…dhe shumë të tjerë që kontribuojnë në mënyrë të jashtëzakonshme në komunitetin shqiptar në Zvicër.
“Krenar për unitetin tonë përmes sportit dhe për përkushtimin ndaj kulturës dhe bashkëpunimit ndërshqiptar”, përfundoi deklaratën e tij Ambasadori Demiri.
SAM24.info
Cookies
Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.