Nga: Dashnim HEBIBI
Otelfingen, 21 qershor 2025 – Oda Kërçovare në Zvicër, vatër e bashkimit. Një foto me mesazh të qartë e realizuar nga Florin Useini: ne jemi në tre shtete, por jemi një – në të mirë të paqes në Evropën Juglindore, por edhe në gjithë rajonin.
Sonte, pas një dite të stërzgjatur të ambasadorit të Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesia e Tij, z. Rexhep Demiri, dhe shefit të misionit konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, është zhvilluar një takim në Odën Kërçovare në rrethinën e Cyrihut. Kjo odë e njohur, që ka pritur personalitete mbarëkombëtare, ishte sonte mikpritëse e tre përfaqësuesve të shteteve shqiptare:
- Z. Valon Gashi, Sekretar i Parë i Republikës së Shqipërisë,
- Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesia e Tij, z. Rexhep Demiri,
- Z. Vigan Berisha, Shef i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, i shoqëruar nga vizionari, afaristi dhe bamirësi z. Florim Useini, njëherësh Kryetar Nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore.
Në orën 21:00, ata u takuan në Odën Kërçovare edhe me shumë veprimtarë të tjerë për të bashkëbiseduar dhe për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen, për të mirën e komunitetit tonë dhe për të ruajtur miqësinë e përjetshme me shtetin pritës – Zvicrën, që njihet si atdheu i dytë i shqiptarëve.
Sam24.info ka mësuar se takimi po vazhdon dhe përsëri nesër në fillim të ditës do të ketë disa takime të tjera me mërgatën tonë në Basel të Zvicrës, ku do të zhvillohen disa turnire futbolli. Po këta përfaqësues të tre shteteve do të jenë aty për t’i motivuar dhe përkrahur edhe në të ardhmen.
SAM24.info