0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Prof.dr.Pllana dhuron vepra dokumentare për miqtë e Kosovës në 26-vjetorin e çlirimit

Duhet ti lexosh

Prishtinë, Qershor 2025 – Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 26-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga Serbia, Prof. Dr. Nusret Pllana ka dhuruar dy kopje të librit dokumentar “Fëmijët shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981–1999” për dy personalitete të shquara ndërkombëtare: Ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, z. Olivier Guerot, dhe shkrimtarin norvegjez z. Osvald Bjelland.

Ky gjest simbolik u bë në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin dhe përkushtimin e miqve ndërkombëtarë në rrugëtimin historik të popullit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë. Libri, i shkruar nga Hanëmshahe Ilazi dhe Nusret Pllana, është një dëshmi tronditëse për tragjedinë e fëmijëve shqiptarë gjatë viteve të represionit shtetëror serb, dhe është botuar në gjuhët shqipe dhe angleze për t’u bërë i qasshëm edhe për opinionin ndërkombëtar.

Në këtë aktivitet, Prof. Dr. Pllana mori pjesë me ftesë të Kryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama, dhe ish-Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, z. Armend Mehaj, në promovimin e librit “HOPE” të autorit Osvald Bjelland – një vepër që përcjell mesazhin universal të shpresës dhe humanizmit.

“Falënderimi dhe respekti për miqtë tanë ndërkombëtarë është detyrë morale dhe kombëtare. Ata ishin dhe mbeten pjesë e pandashme e historisë sonë të lirisë,” u shpreh Prof. Dr. Nusret Pllana.

SAM24.info

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit