3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Deficiti tregtar i Kosovës arrin në 6 miliardë euro

Duhet ti lexosh

Kosova ka përfunduar vitin 2024 me një tjetër bilanc negativ: deficiti tregtar është rritur për 7.4% krahasuar me vitin paraprak, duke arritur vlerën e rreth 6 miliardë eurove.

Ai i cilëson politikat ekonomike të qeverisë si të dëmshme për zhvillimin afatgjatë të vendit, duke theksuar se mungesa e një strategjie të qartë për industrinë prodhuese dhe dështimi për të ndërtuar një ambient konkurrues për bizneset vendore ka sjellë Kosovën në këtë gjendje alarmuese.

“Kemi pasur eksportues edhe më herët, të cilët nëse e marrim vetëm pjesën e eksportit me SHBA-në kemi pasur eksportues që ka eksportuar në SHBA dhe nga mbi, siç ka qenë diku, rreth 200 milionë. Eksporti në SHBA tani është rreth 20 milionë. Kjo tregon që përpos që nuk është subvencionuar asnjë ndërmarrje prodhuese, është penguar në zhvillimin e produktit në Kosovë dhe të rritet eksporti. Pra një qeveri, e cila nuk ka një plan-program të qartë për zhvillimin ekonomik të vendit, krijohet një situatë e tillë, sepse nëse ti nuk ke prodhim dhe eksport, i cili është bërë më herët, jo që është përkrahur, por është penguar dhe ka ndikuar që të kemi një nivel mjaft të ulët të eksportit, siç është rreth 14.8 për qind në raport me importin që ka pjesëmarrje më të lartë sesa eksporti. Këto janë disa nga faktorët që e kanë penguar zhvillimin”, tha ai.

Situata, sipas Hashanit, është përkeqësuar edhe më shumë pas liberalizimit të tregut të energjisë, që ka filluar nga 1 qershori i këtij viti. Kostoja e lartë e energjisë, sipas tij, ka bërë që ndërmarrjet prodhuese të frenojnë aktivitetin.

“Tani jemi në një situatë të re ekonomike, kur nga 1 qershori ka filluar edhe liberalizimi i tregut të energjisë dhe këto ndërmarrje prodhuese, të cilat bëjnë pjesë në 14.8 përqindëshin, të cilët kanë eksportuar, sipas informatave nga odat ekonomike të Kosovës, që përfaqësojnë këto biznese prodhuese, ato vetëm e kanë stagnuar prodhimin për shkak të kostos së lartë të energjisë. Pritet që gjatë vitit 2025 nëse nuk ndërmerret ndonjë hap nga ana e qeverisë për eliminimin e kësaj barriere që e ka shkaktuar të kemi edhe rritje të papunësisë për shkak të mosfunksionimit të prodhimit në Kosovë”, tha Hashani./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit