0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Angela Kosta Shqipëron vargjet e nobelistit Giosué Alessandro Giuseppe Carducci

Duhet ti lexosh

/ Përktheu: Angela Kosta shkrimtare, poete, publiciste /

GIOSUÈ ALESSANDRO GIUSEPPE CARDUCCI lindi më 27 korrik 1835 në Pietrasanta dhe vdiq më 16 shkurt 1907 në Bolonjë. Ai ishte poet, shkrimtar dhe kritik letrar italian. Carducci ishte italiani i parë që fitoi çmimin Nobel për letërsinë bashkë me Camillo Golgi në vitin 1906.


Midis reve ja bojëqiellja
e zymtë dhe e lagësht mbizotëron
ngrihet drejt Apenineve
teksa bubullin stuhia.
Oh sikur vorbulla e sjellshme
sipër krahut të balonës
t’më donte në vendin e bukur
të Toskanës të më transportonte.

Jo tek miqtë apo të afërmit
atje më fton zemra dhe fytyra:
kush më buzëqeshi ditëve të ngazëllyera
tani është zgjuar ose është varrosur.
As i hardhive dhe as i ullinjve
i bukuri epsh më thërret atje:
do t’ia mbathja nga shpatet e kënaqura
të bekuarit pjellorë.

Nga qytetarët e mi mburravecë
dhe këngët e zakonshme
do t’ia mbathja: thashethemexhinj të vjetër
në ballkonet e mermertë.

Ku rrallë hija në pyll bie
në argjilat malinje, dhe në fushë
kallamishte, leshterikë dhe zymtësi
kuajt duke gabuar ikin,
atje në moçal ku lulëzon
pranvera ime e trishtë
atje rrjedh mendimi im
me bubullimat dhe stuhinë:
Atje në qiellin e zi të fluturoj
Atdheun tim për të parë sërish,
pastaj me bubullimën shkoj fundosem
mes atyre kodrave dhe në atë det.

BUZË DETIT

Tirren, edhe gjoksi im është një det i thellë,
dhe prej stuhie o i madh, ty nuk të dorëzohet:

Shpirti im gjëmon në valë, e rretheqark
brigjeve të tij të shkurtra dhe qielli i vogël plagoset.

Mes shkumave të ndotura edhe nga fundi
ulërin rëra: dhe aty – këtu shihet
ndonjë cetace budallaqe dhe e pisët
duke gulçuar ngritur pas gjahut të ndotur.

Arsyeja e vëzhgimeve të saj të akullta
vrojton dhe tregon e numëron një e nga një
dallgë bishash dhe arena të kota të furishme:

Si në këtë dunë të vetmuar
tërbimet e tua të zeza dhe erërat e vjeshtës
kotësisht llamba ndriçon hënën.

ROMA

Romë, në renë tënde lëshoj shpirtin kryelartë fluturues:
Mirëprite o Romë dhe mbështille shpirtin tim me dritë.
Jo kurioz për ty për gjëra të vogla pyes:
kush po i kërkon fluturat nën harkun e Titos?

Ç’rëndësi ka për mua nëse spektrali leshtor i hanxhiut të Stradellës
trazon në Montecitorio shaka allobroge dhe tallje?

Dhe nëse tekstili operativ i largët i Biellës ngatërrohet
merimanga tërhiqet më kot, në rrjetat e saj?

Më rretho, o Romë, me kaltërsi
me diell më ndriço o Romë!
Rrezaton dielli hyjnor nëpër kaltërsitë e tua të largëta.

Ai bekon Vatikanin e zymtë,
Kuirinalin e bukur,
Kapitolin e vjetër të Shenjtë midis rrënojave;
dhe ti nga shtatë kodrat zgjati krahët, o Romë
ndaj dashurisë që shpërndahet dhe shkëlqen nëpër flladet e qeta.

O shtrat i madh, vetmi e Kampanias!
dhe ti Sorati gri, dëshmitar i përjetshëm!

Malet e Albës, këndoni buzagas epithalamin!
Tusculum i gjelbëruar, këndon, këndon,
e rrjedh Tivoli;
teksa unë nga Xhanikolo admiroj
imazhin e qytetit, anije e madhe
lëshuar drejt perandorisë së botës.

O anije që ngjyros me bashin lartësinë e pafundme
kapërcen grindjet misterioze shpirti im.

As muzgjet në mbrëmje
me bardhësi shkëlqimi trasparent
qetësisht, të gjata në Flaminia, ikën
ora supreme, duke zbritur
me krahun e heshtur më prek ballin,
dhe i panjohur unë kaloj në paqe të qetë.

Kalon në Këshillat e hijeve,
sërish sheh shpirtrat e mëdhenj
të etërve bisedues, përgjatë tij lumi i shenjtë.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit