1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Fjalor Frazeologjik i Gjuhës Shqipe, po punohet për një fjalor me mbi 40 mijë njësi frazeologjike

Duhet ti lexosh

Një grup akademikësh janë duke punuar për të sjellë një fjalor të ri frazeologjik. Gjuha shqipe është tepër e pasur me njësi të tilla ndaj dhe bazuar në fjalorët e mëparshëm, do të vijë një tjetër fjalor që pritet të përmbajë mbi 40 mijë njësi frazeologjike.

“Në radhë të parë u hartua kartoteka e posaçme mbi bazën e të cilit po bëhet dhe hartimi i fjalorit. Ne jemi një grup hartuesish dhe bashkëpunëtorësh nën drejtimin e akademik Jani Thomai, i cili është dhe frazeologu më i madh. Janë togfjalësha që kanë kuptim të figurshëm, kanë vlerën e një fjalë të vetme, por që sjellin shumë në gjuhë. Kemi arritur në përfundimin që ka mbi 40 mijë njësi të tilla. Për nga vëllimi pastaj, sa përdoren këto, përmban 600 mijë skeda elektronike, pra që janë me shembuj përdorimi nga folklori, nga gjuha e folur, letërsia artistike e të tjera. Të gjitha këto na krijuan besim që po tani ka ardhur koha të hartohet një fjalor i tillë”, u shpreh Prof. dr.Ali Jashari, bashkëhartues i Fjalorit Frazeologjik.

Për hartimin e këtij fjalori, janë duke punuar edhe akademikët Jani Thomai dhe Valter Memishaj.

Profesor Jashari është gjithashtu edhe bashkëhartues për Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe që pritet të publikohet shumë shpejt./ Geralda Manushi, rtsh.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit