/ Nga Shaip Kamberi, Bujanoc/
Filozofia e UDBË-s ndaj shqiptarëve dominuese në fjalorin e politikanëve serb. Konflikti serbo-serb po thellohet. Por, as kjo armiqësi mes tre taborreve të krijuara në Serbi, me valën e protestave studentore-pushteti, studentët dhe opozita- nuk kalon pa përmendur “armiqtë e përjetshëm -shqiptarët”.
Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve për dekada me radhe në Serbi është shndrruar në kulturë politike, sjellje të përditshme të zyrtarëve më të lartë. Sa më antishqiptarë aq më serbomadh. Kjo është logjika dominante ndër vite.
Kësaj radhe, kryetari i njërës parti politike DS, Srgjan Milivojeviq, paska dalë me akuza se gjatë protestës së 15 marsit në Beograd, në “Parkun e pionerëve” ka pasë narkotrafikantë nga Tërnoci”. Sipas tij, ata kanë qenë në shërbim të “pushtetit të Vuçiqit me dyrë të sulmojnë studentët”.
Nuk mjafton ta quash një serb tradhëtarë, të korruptuar, kriminel e jonjeri. Jo akua nuk është e plotë nëse ai edhe nuk etiketohet se “është” bashkëpunëtorë i shqiptarëve.
Nga ky diskurs antishqiptar dhe kjo gjuhë kriminalizuese nuk është liruar as pozita as opozita në serbi.
Ministra të regjimit të Vuçiqit de vetë kryeparlamenarja hapur, pa ngurri, përdorin termin fyes “shiptari”.
Por është aq më keq kur akuza te këtilla të pabaza vijnë nga kreu i një partie që veten e cilësn si “proevropiane”.
Ky kriminalizim i Tërnocit është prodhim i moçëm i shërbimit të UDBË-s, e cila ndër vite me këtë teori të kriminalizimit ka tentuar të arsyetojë diskriminimin shtetërorë ndaj shqiptarëve dhe të diskreditojë kërkesat legjitime politike.
Është fakt i pakontestueshëm se serbia po vuan jo vetëm nga regjimi i aleksandar Vuçiqit, ajo po vuan nga një opozitë e pa organizuar e pa ide, rusofile e albanofobe.
Një opozitë e cila me keqorganizim, me mungesë të një vizioni për një Serbi tjetër, paaftësi e pa guxim që hapur të flasë për krimet e luftës, gjenocidin, varrezat masive në Batajnicë dhe gatishmërinë të hjekë dorë nga ambiciet hegjemoniste serbomëdha po ja mundëson Aleksandar Vuçiqit që në mënyrë komode të sundojë për 13 vjet.
Në gjithë këtë shtrohen pyetjet:
A pak ka narkodilerë në Beograd që Vuçiqi të kërkojë mercenarë në Tërnoc?
Nëse një parti si DS, e nga e cila pritej që të jetë avangardë e një Serbie tolerante e evropaiane, çfarë mbetet të presim nga partitë që hapur janë kundër BE-së, e janë putinofile?
Fundja, laboratoret dhe plantazhet e droges, sikurse “Jovanjica” janë gjetur nëpër Serbi e jo në Tërnoc.