3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Kur miqësia humbet në hijet e kohës

Duhet ti lexosh

/ Nga PhD. Xhavit LIPAJ, Zvicër/

Miqësia dikur ishte gur i gdhendur në murin e përjetësisë, një betim i pathyeshëm, një dorë e shtrirë mbi dallgët e jetës.

Por sot, ajo shpesh vjen me çmime të padukshme, si një monedhë e hedhur në pusin e harresës.

Njerëzit e quajnë miqësi atë që ndodh mes dy buzëqeshjeve, por a është miqësi nëse shpirti nuk mund të zbulohet lakuriq?

A është miqësi nëse dorën e jep vetëm kur dielli ndriçon, por e tërheq kur nata bie dhe rruga bëhet e pasigurt?

Miqtë e sotëm janë pasqyrë e kohës: disa janë të pastër si uji i burimit, të tjerët janë të mjegullt, si qelqi i pluhurosur nga premtimet e thyera.

Disa vijnë për të ndarë dritën, të tjerët për të shuar atë që ke.

Dikur, miqësia ishte si rrënjët e lisit, nuk i shembte as koha, as furtuna, as harresa.

Sot, ajo është si gjethet e vjeshtës—të bukura për syrin, por të gatshme të bien me erën më të vogël.

Në këtë botë ku fjalët kanë humbur kuptimin, ku premtimet peshkojnë vlera dhe jo ndjenja, miqtë e vërtetë janë si hëna në mes të natës:

nuk kanë nevojë të duken gjithmonë, por janë aty, në heshtje, në pritje, në pavdekësi.

Dhe kur koha bën filtrin e saj, kur dallgët lajnë rërën e përkohshme, kur interesat treten dhe fytyrat veniten, vetëm një grusht miq mbeten në fund—ata që ishin aty jo për atë që kishe, por për atë që ishe.

helveticALforum

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit