0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Kongresisti Torres i reagon Wilsonit: Kosova gjithmonë e pavarur

Duhet ti lexosh

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar ashpër kundër deklaratave të Kingsley Wilson, zv.sekretares së shtypit në Departamentin e Mbrojtjes, lidhur me Kosovën.

Wilson kishte shkruar “Bëje Kosovën sërish Serbi”, deklaratë kjo që, sipas Torres, është një përpjekje e turpshme për ta de-legjitimuar Kosovën.

Torres në një postim në platformën “X” ka theksuar se Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë aleati më i madh amerikan në Ballkanin Perëndimor, duke refuzuar çdo përpjekje për ta ndryshuar historinë.

Me qëndrimin e Torres, është pajtuar edhe eurodeputeti austriak Lukas Mandl. Ai në një postim në “X” u shpreh se e vlerëson qëndrimin e qartë të kongresistit Torres.

“Shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për qëndrimin e qartë të kongresistit Ritchie Torres nga ana tjetër e Atlantikut. Shteti më i ri i Evropës, i bazuar në një popullsi të lashtë dhe një kushtetutë moderne, që është shembull për bashkëjetesën paqësore të grupeve etnike dhe fetare, nuk do të zhduket. Kosova”, ka shkruar Mandl, njofton rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit