3.8 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

38,8% e shqiptarëve duhanpirës, eksperti Shuperka: Cigarja e parë nis edhe 7-vjeç

EKSKLUZIVE

Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të popullsisë duhanpirëse në rajon. I ftuar në Emisonin ‘Health o’clock’ eksperti për çështjet e duhanit dhe alkoolit, Roland Shuperka, u shpreh se 38,8 % e shqiptarëve pijnë duhan.

-E ndarë sipas gjinisë, 56% e meshkujve dhe 18% e femrave në vendin tonë janë duhanpirës. Edhe më alarmant është fakti, kur eksperti deklaron se eksperimentimi me cigaren nis në moshën 7-vjeçare, si pasojë e presionit të grupi.

“E kanë provuar dhe fëmijë 7-vjeçar, por tani po ndodh se po pinë nga produktet e reja dhe nxënësit që janë në shkollë 9-vjeçare. Nga ana tjetër, janë dhe fëmijët e lagjes që nxisin fëmijët, pra presioni i grupit shoqëror bën që ta provojnë. Duke parë që dhe prindi yt pi duhan, atëherë dhë fëmija do ta provojë”, tha Shuperka.

- Reklama -

Eksperti iu ka kthyer përgjigje edhe pyetjeve të qytetarëve, të cilët kishin interes për lënien e duhanit dhe shkëputjen nga varësia. Në këtë rast ai sugjeron produktet e reja të nikotinës, dhe duhanin pa djegie si një alternativë më pak e dëmshme.

“Për grupmoshat rreth 30-vjeç, do rekomandoja të kalojnë në alternativa të tjera siç janë produktet e nikotiknës të cilat nuk e djegin tymin. Djegia e tymit me monoksid karboni shkaktojnë atë që 85% e të sëmurëve me kancer të mushkërive janë duhanpirës”, theksoi eksperti.

Këto produkte, thekson Shuperka janë të dizenjuara vetëm për duhanpirësit , dhe kurrsesi nuk duhen përdorur nga persona nën 18-vjeç, njofton euronewsal.

- Advertisement -

 

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme