1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Zvicër: Afarizmi shqiptar në diasporë gjithmonë më jep shpresë dhe motivim

Duhet ti lexosh

Se mërgata shqiptare dita ditës po korrë suksese të shumta edhe në fushën e biznesit, kjo tashmë është e ditur. Me mbi 200 e më shumë punëtorë kemi në një firmë që drejtohet nga një shqiptar e të tilla kemi përplot nëpër mbarë Zvicrën. Kjo kohë është për mburrje. Hiq më larg se para 30 vjetëve, gjenerata e parë e mërgatës sonë dihet se si ishte, me plot vështirësi e tani, gjenerata e dytë dhe e tretë, janë firma me emër në njërin nga shtetet më të forta në evropë, pra siç është Zvicra.

Se si janë këto firma shqiptare dhe për ti frymëzuar më shumë dhe për ti dhënë hapësirë për të invetuar në shtetet tona prej nga vijmë, Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri po punon internzivisht. Edhe pse me punë e shumë përkushtim në Ambasadë, ai kohën e lirë që e ka me familje, ai i drejtohet mërgimtarëve tanë, për t`ia bërë me dije, se atdheu ka nevoj shumë për ju që të investoni dhe ne mburremi me sukseset e juaja.

Po edhe sot, Ambasadori, Demiri, i shoqëruar nga dy afaristë e bëmirës, Florim Useini kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore dhe me z.Visar Robelli, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore ishin në vizitë tek disa afaristë të sukseshëm. Përveç asaj që përmendëm më lart, se Ambasadori po i jep mundësi veprimi edhe në atdhe, ai po bënë edhe lidhje më të forta mes afaristëve në Zvicër. E rezultat po shihen e që janë pozitive.

Ja se çka na tha ndër të tjera, Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri pasi sot realizoi disa takime:

“Një vizitë e veçantë te afaristi i suksesshëm Edi Ajazi! Sot pata kënaqësinë të vizitoj një afarist të ri dhe vizionar, Edi Ajazi nga Struga, pronar i tri kompanive të suksesshme në Zürich: Ajazi AG, Guliver AG dhe Consimmo AG. Në këtë vizitë isha në shoqërinë e kryetarit të nderit, Florim Useini, dhe kryetarit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore, Visar Robelli. Me shumë respekt u pritëm nga Edi Ajazi së bashku me babain e tij, Zikri Ajazi, gjyshin Metali Ajazi dhe vëllain Lindijan Ajazi.

Afarizmi shqiptar në diasporë gjithmonë më jep shpresë dhe motivim. Edi Ajazi, me përkushtim dhe vizion të qartë, ka arritur jo vetëm ta zhvillojë biznesin e trashëguar nga babai, por edhe të krijojë dy kompani të tjera, duke i menaxhuar me profesionalizëm dhe standard të lartë. Kjo është një dëshmi se puna e ndershme, respekti ndaj vlerave familjare dhe guximi për të ndërmarrë hapa të rinj që sjellin suksesin e merituar.

Takime të tilla më bëjnë të ndjehem krenar për afaristët tanë të rinj, të cilët po ndërtojnë një të ardhme të ndritur për veten, familjet dhe komunitetin shqiptar në Zvicër. Edi Ajazi dhe Zikri Ajazi janë shembull i përkushtimit dhe suksesit në biznes, duke dëshmuar se me punë dhe vizion mund të arrihet shumë.

I përgëzoj nga zemra për arritjet dhe ju uroj mbarësi në çdo hap!

Faleminderit për mikpritjen dhe bisedën e ngrohtë!“. Modestia e Ambasadorit, Demiri është shembull i modestisë dhe afrimit të mërgatës sonë. Edhe z.Useini dhe Robelli u ndanë të kënaqur me arritjet e firmës në fjalë dhe presin edhe bahskëpunime në të ardhmen. Këto takime na thanë ndër të tjera, se forcojnë edhe më shumë afaristët shqiptarë nëmes veti në Zvicër.

helveticALforum

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit