0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Kryeministri Albin Kurti takoi ministrin e Financave të Gjermanisë, Jörg Kukies

Duhet ti lexosh

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi mbrëmë ministrin e Financave të Gjermanisë, Jörg Kukies, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, përfshirë ato në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, dhe për mundësitë dhe rëndësinë e shtimit të shkëmbimeve tregtare, investimeve të huaja dhe bashkëpunimit ekonomik.

Gjatë bisedës, kryeministri Kurti veçoi zbatimin e 12 profileve të arsimit dual dhe planet për shtimin edhe të 10 të tjerave për të zgjeruar lidhjet ndërmjet shkollimit profesional dhe tregut të punës, përkatësisht arsimit me ekonominë, rolin e diasporës sonë për forcimin e urave ndërmjet dy vendeve, dhe progresin, ofertën për investitorë të huaj dhe përparësitë e sektorit te teknologjisë në Kosovë. Kryeministri shprehu mirënjohje për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës, njofton rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit