1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Zgjedhjet në Kosovë, raporti: “Kandidatë me probleme me ligjin në tri parti, kryeson LVV”

Duhet ti lexosh

Në listat e kandidatëve për deputetë të Kosovës ka persona me probleme me ligjin. Gjatë publikimit të gjetjeve të raportit “Integriteti i kandidatëve, sundimi i ligjit dhe qeverisja e lirë”, Instituti për Drejtësi, Lëvizja Fol dhe Iniciativa për Progres bënë me dije se listën e tri partive me kandidatë me probleme të tilla e kryeson Lëvizja Vetëvendosje në pushtet.

Subjektet të cilat janë certifikuar për zgjedhjet e vitit 2025 tre prej tyre përbëjnë kandidatura me persona të cilët kanë probleme me ligjin.

Lëvizja Vetëvendosje ka gjithsej 14 kandidatë apo 12 për qind e listës së kësaj partie ka probleme me ligjin. Koalicioni AAK-NISMA ka 8 kandidatë pra, 7,27 për qind dhe LDK-ja me një kandidat.

Nga gjithsej 23 kandidatë që kanë probleme me ligjin, 16 prej tyre janë duke u përballur me aktakuza aktive, ndërsa 8 kandidatë janë të dënuar për vepra penale. Në mesin e këtyre 16 kandidatëve, tre prej tyre kanë më shumë se një aktakuzë aktive, kështu numri total i aktakuzave aktive ndaj këtyre kandidatëve shkon në 20. Ndërsa, numri total i veprave penale shkon në 21,” theksoi Burbuqe Kastrati nga Lëvizja Fol.

Ndërkaq raporti vë në dukje faktin se nga 28 subjekte politike të certifikuara për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit vetëm 13 prej tyre kanë program politik. Pjesa më e madhe e partive nuk ofrojnë masa konkrete për të siguruar administratë publike të depolitizuar dhe efikase./ Elda Pepa, rtsh.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit